Politike

Konferenca e Kryetarëve vendos! Të gjithë deputetët në sallë, seanca plenare më 16, 23 dhe 30 prill

Mësohet seanca plenare do të ketë në datat 16, 23 dhe 30 prill.
Featured image of article: Konferenca e Kryetarëve vendos! Të gjithë deputetët në sallë, seanca plenare më 16, 23 dhe 30 prill Foto nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

Tiranë- Konferenca e Kryetarëve ka vendosur në mbledhjen e sotme online se të gjithë deputetët duhet të jenë sallë, në seancat plenare të datave  16, 23 dhe 30 prill. Seanca do të zhvillohen me pjesëmarrjen dhe prezencën në sallë të të gjithë deputetëve, me numër dhe kohë të kufizuar diskutimesh, dhe duke zbatuar standardin e distancimit social.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po kështu, gazetarja Klesiana Omeri për Report Tv ka bërë me dije se seancat do të jenë të mbyllura për publikun dhe do të sigurojnë akses për RTSh, i cili do të transmetojë live dhe do t’u mundësojë sinjalin edhe mediave të tjera. Mësohet se opozita parlamentare ka pasur kundërshtime pasi sipas tyre seanca janë shumë afër në kohë, në kushtet kur vendi jonë ndodhet në situatë të jashtëzakonshme.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment