Politike

Konferenca e donatorëve, Rama: BE-ja dhe bota u marrosën pas Shqipërisë, ata që e dërrmuan le të çirren e përpëliten

Në dy statuse në Twitter, Rama shkruan se nuk duhet humbur kohë me ata që e dërrmuan e shkatërruan Shqipërinë dhe që sipas kryeministrit vazhdojnë të çirren e përpëliten.
Featured image of article: Konferenca e donatorëve, Rama: BE-ja dhe bota u marrosën pas Shqipërisë, ata që e dërrmuan le të çirren e përpëliten
Përditësuar:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se Bashkimi Europian dhe bota e kanë ndihmuar Shqipërinë të rimëkmbëhet dhe kanë dhënë një deklaratë dashurie publike, referuar konferencës së donatorëve që u mbajt më 17 shkurt. Në dy statuse në Twitter, Rama shkruan se nuk duhet humbur kohë me ata që e dërrmuan e shkatërruan Shqipërinë dhe që sipas kryeministrit vazhdojnë të çirren e përpëliten.

“Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë i’u bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt,ata u marrosën…Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh!Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar,“- shkruan Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria ka arritur të mbledhë më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona euro janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e do lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment