LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kardhiq-Delvinë”/ Gazetari ngre alarmin: KPP shpalli fituese ofertën më të ulët, ministria anuloni tenderin (P

13 Shtator 2019, 06:05 Nga DOSJA
“Kardhiq-Delvinë”/ Gazetari ngre alarmin: KPP shpalli fituese

Tiranë- Për ndërtimin e lotit të 7-të,  Kardhiq-Delvinë ka reaguar edhe gazetari Klodian Tomorri. Ai shprehet se ARRSH-ja për ndërtimin e këtij aksi skualifikoi 5 ofertat më të ulëta me pretendimin se nuk plotësonin kriteret teknike dhe shpalli fituese në tender ofertën me çmimin më të lartë.

Sipas tij, vendimi i ARRSH ishte zanafilla e një procesi përlasjesh të forta ligjore dhe se vendimi u ankimua menjëherë nga kompanitë e tjera pjesëmarrëse në garë në Komisionin e Prokurimit Publik. Kjo e fundit vendosi të anulonte tenderin dhe të shpallte fituese ofertën më të ulët.

“Komisioni i Prokurimeve ndryshoi fituesin duke ja dhene tenderin ofertes me te ulet, e cila e ulte faturën për taksapaguesit me 4 milionë euro. Por si asnjeherë më parë, ARRSH refuzoi për një muaj rresht të zbatonte vendimin e Komisionit të Prokurimeve Publike për të ndryshuar fituesin, edhe pse ky ishte detyrim ligjor. Çfarë e shtyn një një institucion publik, që në kundërshim me ligjin të mos zbatojë vendimin e një organi më të lartë në hierarki? Arsyet mund të jenë shumë. Ndoshta 4 milionë. Por nuk mbaron me kaq.“, shprehet ai.

Por çfarë ndodhi më vonë sipas tij? Gazetari sqaron më tej se Ministria udhëzoi Autoritetin Rrugor që të anulojë tenderin duke e shtyrë ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë për vitet në vijim, me justifikimin se paratë për këtë vepër duhet të përdoren në projekte të tjera, me ecuri më të mirë realizimi. “Prej disa kohësh ARRSH, shpall fituese në tendera kompanitë që ofrojnë çmimet më të larta.”, shprehet Tomorri.

Reagimi i plotë:

Kardhiq-Delvinë, 4 milionë pikëpyetjet e një tenderi

Si mundet një institucion publik të paracaktojë fituesin e një tenderi duke mbajtur në këmbë një mekanizëm pervers, që kufizon konkurrencën? Rrugët janë disa. Që nga hartimi i kritereve diskriminuese e deri tek kërcënimi i kompanive që të mos garojnë. Kur as këto nuk mjaftojnë, atëherë ka gjithmonë edhe një armë të fundit. Nëse në garë nuk fiton ai që duhet, tenderi anullohet.

Në 17 qershor të këtij viti, Autoriteti Rrugor Shqiptar zhvilloi procedurën e prokurimit, për investimin më të madh rrugor të parashikuar për këtë vit, atë për ndërtimin e lotit të 7 të rrugës Kardhiq-Delvin. Fondi limit i tenderit ishte parashikuar 2.33 miliardë lekë ose 19.4 milionë euro pa përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Në garë garë morën pjesë 6 bashkime shoqërish, ofertat e të cilave varionin nga 15 milionë euro deri në 19 milionë euro.

Por çfarë ndodhi? ARRSH skualifikoi 5 ofertat më të ulëta me pretendimin se nuk plotësonin kriteret teknike dhe shpalli fituese në tender ofertën me çmimin më të lartë, përkatësisht atë të nje konsorciumi te perbere nga tre kompani shqiptare dhe nje italiane. Ky konsorcium kishte ofruar ta ndërtonte tunelin e Kardhiqit për një çmim prej 19 milionë euro pa përfshirë TVSH-në ose plot 4 milionë euro më shumë se sa oferta më e ulët.

Vendimi i ARRSH ishte zanafilla e një procesi përlasjesh të forta ligjore, por edhe me pikëpyetje të mëdha. Ai u ankimua menjehere nga kompanitë e tjera pjesëmarrëse në garë në Komisionin e Prokurimit Publik. Pas një procesi gati dy javor, Komisioni, i cili është edhe organi më i lartë vendimarrës për procedurat e prokurimeve, gjeti se ARRSH kishte vepruar në kundërshtim me ligjin.

Komisioni i Prokurimeve ndryshoi fituesin duke ja dhene tenderin ofertes me te ulet, e cila e ulte faturën për taksapaguesit me 4 milionë euro. Por si asnjeherë më parë, ARRSH refuzoi për një muaj rresht të zbatonte vendimin e Komisionit të Prokurimeve Publike për të ndryshuar fituesin, edhe pse ky ishte detyrim ligjor. Çfarë e shtyn një një institucion publik, që në kundërshim me ligjin të mos zbatojë vendimin e një organi më të lartë në hierarki? Arsyet mund të jenë shumë. Ndoshta 4 milionë. Por nuk mbaron me kaq.

Pas refuzimit të ARRSH për të ndryshuar fituesin, në lojë ka hyrë edhe Ministria e Infrastrukturës. Përmes një akti, edhe ky i paprecedentë, Ministria ka udhëzuar Autoritetin Rrugor që të anullojë tenderin duke e shtyrë ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë për vitet në vijim me justifikimin se paratë për këtë vepër duhet të përdoren në projekte të tjera me ecuri më të mirë realizimi.

Prej disa kohësh ARRSH, shpall fituese në tendera kompanitë që ofrojnë çmimet më të larta. Të njëjtën gjë bëri edhe me Unazën e Re të Tiranës, ku skualifikoi dy ofertat më të ulëta dhe shpalli fituese ofertën e tretë. Edhe kjo çështje ka përfunduar në KPP. Por tenderi i rrugës Kardhiq-Delvin është një rast i paprecedentë për shumë arsye.

Së pari, ndërtimi i kësaj vepre është parashikuar në buxhetin e shtetit, që në dhjetor të vitit të kaluar. Po në buxhet janë parashikuar edhe financimet përkatëse për vitin korrent dhe gjithë periudhën 24 mujore të ndërtimit të kësaj rrugë. Dhe komptencën ligjore për të ndryshuar listën e investimeve dhe rishpërndarë fondet buxhetore e ka vetëm Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Është kjo Ministri, e cila ka tagrin ligjor por edhe ekspertizën për të vendosur se si përdoren më mirë paratë e buxhetit në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit. Por deri tani Ministria e Financave nuk ka bërë asnjë rishikim për buxhetin e vitit 2019.

Së dyti, bashkë me unazën e re të Tiranës, këto ishin dy projektet më të mëdha të investimeve në infrastrukturën rrugor për këtë vit. Deri në fillim të muajit të kaluar, si ARRSH ashtu dhe Ministria e Infrastrukturës kanë vazhduar procedurat për realizimin e projektit, ndërsa vetëm një muaj më vonë vendosin ta anullojnë.

Por përtej gjithë pikëpyetjeve, mesazhi që përcjell anulimi i investimit më të madh rrugor për vitin 2019 është i qartë. Autoriteteve kontraktore nuk u pëlqejnë asnjëherë tenderat me garë. Dhe nëse situata u del nga kontrolli, ekziston gjithmonë mekanizmi pervers i anullimit. Kjo është arsyeja se pse rruga Kardhiq-Delvinë, prej vitesh e cilësuar si një nga akset më strategjike dhe me të domosdoshme kombëtare zvarritet pafund. Osë më saktë, këto janë katër milionë arsyet. Ndërsa pasojat për qytetarët janë të rënda. Që nga dekurajimi i konkurrencën në tendera e deri tek zvarritja e investimeve publike.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klodian tomorri ministra anulon tenderin për rrugën tenderi kardhiq delvinë klodian tomorri ministra anulon tenderin për rrugën tenderi kardhiq delvinë

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën