Aktualitet

Koncesioni i rrugës Milot- Balldren, ekspertja e ekonomisë:Skemë piramidale e mafioze

  • Zbardhet kontrata e “rrugës prej floriri” Milot-Balldren, një kilometër 15 milionë Euro
  • Ekspertja e ekonomisë Ornela Liperi e konsideron skemë piramidale dhe mafioze koncesionin e rrugës Milot- Balldren.
    Featured image of article: Koncesioni i rrugës Milot- Balldren, ekspertja e ekonomisë:Skemë piramidale e mafioze Ornela Liperi

    Tiranë-Koncesionin e qeverisë për rrugën Milot- Balldren, ekspertja e ekonomisë Ornela Liperi e konsideron skemë piramidale dhe mafioze.

    Sipas Liperit, kostoja e rrugës është rritur me 52 milionë euro brenda gjashtë muajve, ndërsa konstaton se kompania fituese nuk ka aq  asete financiare sa të përfundojë segmentin rrugor.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Për garën ka pasur një garë formale. Në tetor është shpallur tenderi dhe tenderi i parë ishte në vlerën 161 mln euro. Pas shpalljes së tenderit të parë ke pasur një rinegociim pa garë. Një praktikë që nuk ndodh në Shqipëri, që nuk është e mbështetur në asnjë lloj ligji. Në mënyrë të papritur, kur doli kontrata, u pa që ishte rritur 213 mln euro sepse aty thuhej se ishte rinegociuar për interesat dhe mbi kapitalin 140 mln euro do paguhet 5% interes. Ky është elementi i parë që këtu nuk ka pasur asnjë lloj gare, asnjë lloj transparence. Duhet ta shohin organet nëse është e ligjshme apo jo. Elementi i dytë tek mënyra e financimit, unë shoh dy gjëra, një skemë piramidale dhe një skemë tjetër mafioze. Në qoftë se do flasim për skemën piramidale e kompanisë, është shumë e qartë që kompania nuk ka para. Pasuria e kompanisë, duke përfshirë kapitalin, nëse shet çdo gjë, është diku tek 16 milionë euro. Kompania do marrë kredi, që jepet me garanci shtetërore, se asnjë bankë nuk i jep kredi kësaj kompanie.Në dy vitet e para, kompania do punojë me para që nuk i ka të vetat. Kredia po merret në emër të shtetit, është sikur ta ketë marrë shteti, por po e merr me 5.5%. Skema tjetër mafioze, është që futen furnitorët dhe është e qartë që këta persona do të marrin për 13 vjet pesëfishin e investimit, që është një investim goxha i mirë.

    Ornela Liperi, eksperte ekonomie

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment