EkonomiPolitike

Koncesioni i laboratorëve/ Shpallet fituesi dhe lidhet kontrata, Ministria: No comment

"Top channel” raporton se është shpallur fituesi dhe është lidhur kontrata për këtë koncesion ndërkohë që ka pyetur edhe Ministrinë e Shendetësisë, e cila ka si përgjigje zyrtare “No Comment”.
Featured image of article: Koncesioni i laboratorëve/ Shpallet fituesi dhe lidhet kontrata, Ministria: No comment Foto ilustruese

Ndonëse u protestua dhe u kundërshtua fort që prej 4 vitesh për dhënien me koncesion e 18 laboratorëve të spitaleve publike në vend, nuk jepet asnjë informacion se çfarë ndodhi me të.

Bëhet fjalë për 800 milionë lekë të reja kosto financiare e përllogaritur për këtë koncesion që do të jepet për një periudhe kohore prej 10 vjetësh.

Kjo do te rriste edhe gamen e analizave që bëhen në shërbimin laboratorik publik nga 96 që bëhen aktualisht në 160 lloje analizash. “Top channel” raporton se është shpallur fituesi dhe është lidhur kontrata për këtë koncesion ndërkohë që ka pyetur edhe Ministrinë e Shendetësisë, e cila ka si përgjigje zyrtare “No Comment”.

Historia e dhënies me koncesion të shërbimit laboratorik nisi që në vitin 2015 kur Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe IFC nisën një studim fizibiliteti se si mund të jepej me PPP edhe ky shërbim.

Mjekë dhe laburantë që punojnë në spitalet publike e kundërshtuan pasi e konsideronin si një akt të rrezikshëm me pasoja afatgjata ne sistemin laboratorik publik.

Po kështu ata argumentonin se dhënia me koncesion do të kishte impakt negativ në cilësinë transparencën dhe besueshmerinë e pacientit ndaj shërbimit dhe koncesioni do të nxiste mjekët për të kërkuar edhe analiza të panevojshme me qëllim rritjen e fitimeve.

Por edhe pas protestave dhe debateve dhënia me koncesion u miratua dhe u lidh kontrata me fituesin që në vitin 2017. Qe prej dy vitesh ky koncesion nuk dihet pse mbahet peng kur në fakt janë kryer të gjitha procedurat nga Ministria e Shëndetësisë si dhe është lidhur kontrata me fituesin.

Po kështu nuk dihet perse Ministria e Shëndetësisë mban të fshehtë dhe s’jep asnjë info në lidhje me këtë Partneritet Publik Privat. Marrë nga Top Channel

Shto Koment