Politike

PD dorëzon në SPAK padinë për koncesionin e ri 100 milionë euro të karburanteve: Vendimi i Ramës vjedh shqiptarët! Kryeministri në panik nga humbja e pushtetit

VIDEO
Në fjalën e tij, ish-deputeti i PD, Agon Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për një “pazar të pistë” që do rrisë çmimin e karburanteve për qytetarët.
Featured image of article: PD dorëzon në SPAK padinë për koncesionin e ri 100 milionë euro të karburanteve: Vendimi i Ramës vjedh shqiptarët! Kryeministri në panik nga humbja e pushtetit Agron Shehaj dhe Clirim Gjata

TIRANË– Përfaqësuesit e PD, Agron Shehaj dhe Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata dorëzuan në SPAK padinë për koncesionine ri të qeverisë Rama në fushën e hidrokarbureve, duke kryer të paktën 3 vepra penale.

Në fjalën e tij, ish-deputeti i PD, Agon Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për një “pazar të pistë” që do rrisë çmimin e karburanteve për qytetarët.

Sipas Shehajt, “Rama po bën marrëveshje të ndyra e të korruptuara që të rrisin cmimin e karburantit në Shqipëri. Asnje tjeter pervec Edi Rames nuk ka pushtetin qe te vendose per dhenien e 100 mln eurove në duar të tre klientëve që mund të rezultojnë dhe një dorë e vetme.


Deklarata e e përfaqësuesit të PD, Agron Shehaj:

Sot, dorëzuam në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion një nga vendimet më korruptive të qeverisë Rama përpara largimit. Në ditët e fundit të pushtetit, Edi Rama ka vendosur të japë një koncesion të fshehtë, në fushën e karburanteve, i cili do t’u kushtojë shqiptarëve 100 milionë euro.

Pa asnjë studim, pa transparencë, gjithçka në errësirë dhe me nxitim, qeveria ka paracaktuar që tre klientë të saj të gjurmojnë transaksionet financiare në fushën e hidrokarburëve.

Ky vendim, në fushatë zgjedhore shkel rregullat e zgjedhjeve, mbyll tregun në tre duar dhe, mbi të gjitha, fut duart në xhepat e qytetarëve, duke e bërë karburantin akoma më të shtrenjtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pazari që Edi Rama ka bërë me 3 klientët e tij pak përara largimit nga qeveria duhet të hetohet nga SPAK. Nuk ka asnjë dyshim se kjo është një aferë e rëndë korruptive, e cila, nëse hetohet siç duhet, do ta çojë drejtësinë tek Edi Rama.

Rama po bën marrëveshje të ndyra dhe të korruptuara që do të rrisin çmimet e karburantit në Shqipëri, në mënyrë që miqtë e Ramës të bëjnë miliona në kurriz tonë.

Asnjë tjetër, përvec Edi Ramës, nuk ka pushtetin që të vendosë për dhënien e 100 milionë eurove në vetëm 3 duar, të cilat, mund të rezultojnë edhe një dorë e vetme.
Ky vendim i pistë i Edi Ramës, që dënon shqiptarët me një vjedhje të re dhe me rritjen e çmimit të karburantit nuk do të njihet nga Partia Demokratike.

Është vendimi i një kryeministri në panik nga humbja e pushtetit. Edi Rama është në panik, sepse e kupton që fundi i tij ka filluar.
Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Është koha për ndryshim! Është përgjegjësi e Partosë Demokratike ndaj qytetarëve që me planin tonë konkret të sjellim ndryshim në të gjitha fushat ku Edi Rama ka dështuar: në ekonomi, shëndetësi, arsim, imigrim, infrastrukturë.

Ne do të sjellim ndryshimin dhe shpresë për Shqipërinë!

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment