Diaspora

Ambasada shqiptare në Holandë organizon koncert bamirësie: Lekët e mbledhura shkojnë për restaurimin e “Shtëpisë me Gjethe”

Muzeu Kombëtar që ekspozon veprimtarinë e Sigurimit të Shtetit është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Featured image of article: Ambasada shqiptare në Holandë organizon koncert bamirësie: Lekët e mbledhura shkojnë për restaurimin e “Shtëpisë me Gjethe” Pamje nga koncerti

HOLANDË– Ambasada Shqiptare në Holandë në bashkëpunim me disa organizta ka zhvilluar ditën e djeshme një koncert bamirësie për mbledhjen e fondeve për të mbështetur restaurimin e “Shtëpisë me Gjethe”. Muzeu Kombëtar që ekspozon veprimtarinë e Sigurimit të Shtetit është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pamje nga koncerti

Në një njoftim në mediat sociale, ambasada jonë në Holandë shkruan se artistë shqiptarë, italianë, rumunë, belgë dhe meksikanë u bashkuan në solidaritet dhe u dhuruan te gjithe pjesemarresve një shfaqje të jashtėzakonshme muzikore.Muzeu “Shtëpia me gjethe” mori çmimin “Muzeu i Evropës 2020” nga Këshilli i Evropës

NJOFTIM I PLOTË

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot, me 28 shkurt ne mjediset e Kishes Keizersgracht, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Holandë, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Holandë dhe Fondacionin Holandezo-Shqiptar (SNAV), organizuan koncertin e bamiresise për mbledhjen e fondeve për të mbështetur restaurimin e Muzeut Kombetar “Shtëpia me gjethe”, i cili u dëmtua nga tërmeti i fortë që goditi Shqipërinë në 26 nëntor 2019.

Artistë shqiptarë, italianë, rumunë, belgë dhe meksikanë u bashkuan në solidaritet dhe u dhuruan te gjithe pjesemarresve një shfaqje të jashtėzakonshme muzikore.Muzeu “Shtëpia me gjethe” mori çmimin “Muzeu i Evropës 2020” nga Këshilli i Evropës. Aty deshmohen pajisje përgjimi, metoda survejimi dhe histori nga një periudhë e dhimbshme e kaluar e Shqipërisë. “Shtëpia me gjethe” mbart një trashëgimi të rëndësishme kulturore të lidhur me të drejtat e njeriut, si dhe trajton plagët e së kaluarës se diktaturës. Nje falenderim i madh shkon per artistet kaq te talentuar, si dhe per te gjithë ata që treguan mbështetjen e tyre në rindërtimin e ketij muzeu!

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment