Aktualitet

“Komshiu na ngacmonte me fjalë”/ Zbardhet dëshmia e dy të miturave në Durrës: Na fliste në rrugë…

Vajzat ka deklaruar se 56-vjeçari i ngacmonte me fjalë teksa ato ishin në rrugë.
Featured image of article: “Komshiu na ngacmonte me fjalë”/ Zbardhet dëshmia e dy të miturave në Durrës: Na fliste në rrugë… Foto ilustruese

DURRËS- Zbardhet dëshmia e 2 vajzave të mitura në Durrës që u ngacmuan nga një 56-vjeçar. Mësohet se dy kushërirat kanë deklaruar se komshiu 56-vjeçari i ngacmonte me fjalë kur i haste në rrugë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po kështu vajzat kanë treguar se i ka ngacmuar edhe njëherë tjetër, kur ndodheshin të dyja para shtëpisë. Ndërkohë, 56-vjeçari ka mohuar akuzat, ndërsa ka deklaruar në polici se nuk ka patur si qëllim t’i ngacmonte ato.

Ditën e sotme policia e Durrësit ka arrestuar 56-vjeçarin me iniciale R.S, i cili akuzohet se ka kryer veprime të trupshme nga 2 vajzave të mitura, 9 dhe 13-vjeç. Denoncimin në polici e kanë bërë prindërit e 2 të miturave. Ata kanë pohuar para efektivëve se vajzat janë ngacmuar, por 56-vjeçari nuk ka kryer marrëdhënie me to.
J.V/Dosja.al

Shto Koment