Aktualitet

“Bojkotoni ku*vat se nuk ndalen”, shqiptarët ngrihen në këmbë kundër kompanive celulare, nuk pranojnë tarifat e ‘çmendura’

Me anë të statuseve në rrjetet sociale, në shumë faqe shqiptarët publikojnë foto të kompanive celulare dhe të mesazheve që u vijnë nga ato në momentin që blejnë një paketë të re apo kur kërkojnë internet shtesë.
Featured image of article: “Bojkotoni ku*vat se nuk ndalen”, shqiptarët ngrihen në këmbë kundër kompanive celulare, nuk pranojnë tarifat e ‘çmendura’ Kompanitë celulare
Përditësuar:

TIRANË– Shqiptarët janë ngritur në këmbë dhe kërkojnë bojkotimin e kompanive celulare si Vodafone, Albtelekom dhe Telekom Albania, të cilat së fundmi kanë rritur me 200 lekë çmimet e të gjitha paketave mujore duke u justifikuar se klientët kërkojnë më shumë njësi komunikimi, vendim që u pezullua përkohësisht nga Autoriteti i Konkurencës.

Ofertat në Itali

Me anë të statuseve në rrjetet sociale, në shumë faqe shqiptarët publikojnë foto të kompanive celulare dhe të mesazheve që u vijnë nga ato në momentin që blejnë një paketë të re apo kur kërkojnë internet shtesë. Gjithashtu në postime të shumta, krahasohen çmimet e të njëjtave kompani celulare në Shqipëri me ato në Itali, që duket hapur se ka një diferencë shumë të madhe. Konkretisht, në Itali, një paketë mujore kushton 7.99 euro që përfshin 50 GB internet dhe minuta e mesazhe pa limit, ndërkohë në Shqipëri, paketa më e lirë kushton 800 lekë dhe përmban vetëm 200 mg internet, 200 minuta dhe 200 mesazhe kundrejt të njëjtës kompani.

Thirrja pë bojkot

Ky lloj tarifimi i ‘çmendur’ nuk ndodh vetëm me kompaninë Vodafone, por edhe më Telecom apo Albtelekom. Në pamundësi për të përballuar këti çmime të kripura që sa vijën e rriten, ndërkohë që cilësia e shërbimit është skandaloz, shqiptarët janë ngritur në këmbë dhe kërkojnë bojkotimin e tyre. “Nojkotoni kur*at, ndryshe nuk ndalen,”- shkruhet në një postim. “Kur është puna për dhurata, gjithmonë ka diçka që shkon keq në sistem. Si nuk ju merr juve koronavirusi po rmerr jetë të pafasjhme andej nga Kina,”- shkruhet në një tjetër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tre kompanitë celulare, Vodafone, Albtelekom dhe Telekom Albania kanë rritur me 200 lekë çmimet e të gjitha paketave mujore duke u justifikuar se klientët kërkojnë më shumë njësi komunikimi. Në paketa janë shtuar njësitë në MB dhe çmimi po ashtu. Pas këtij vendimi ka pasur denocnime nga shumë klientë të kompanive duke thënë se çmimi nuk justifikon cilësinë dhe sasinë e njësive në paketa. Autoriteti i Konkurrencës zhvilloi një ditë më parë një mbledhje të bordit dhe ka marrë vendimin për pezullimin e tarifës me 200 lekë të vendosura nga kompanitë celulare disa ditë më parë. Në vendimin e siguruar nga Dosja.al, mësohet se vendimi parashikon pezullimin e përkohshëm të tarifave dhe nisjen e një hetimi për shkeljen e konkurencës në treg.

Thirrja pë bojkot

(f.m/dosja.al)

Shto Koment