Aktualitet

Kompanitë nuk zënë mend, pas gjobës së majme vijon shkatërrimi i lumit Mat, banori: Salillari merr zhavorrin, po na shkatërrojnë zonën

VIDEO
Edhe pse rrezikojnë urën, marrja e interteve nga kjo kompani po gërryen dhe tokë bujqësore të fermerëve të zonë.
Featured image of article: Kompanitë nuk zënë mend, pas gjobës së majme vijon shkatërrimi i lumit Mat, banori: Salillari merr zhavorrin, po na shkatërrojnë zonën Banori dhe lumi Mat

MAT– Gërryerja e lumenjeve vazhdon çdo ditë dhe më shumë, ndërsa institucionet heshtin përballë këtij fenomeni abuziv me masakrën që po i bëhet lumit të Matit. Disa ditë më parë janë penalizuar disa kompani që shfrytëzonin inretet në shtartin e këtij lumi, ndërsa një tjetër kompani po masakron madje pranë urës duke rrezikuar dhe këmbët e saj.

Edhe pse rrezikojnë urën, marrja e interteve nga kjo kompani po gërryen dhe tokë bujqësore të fermerëve të zonë.

Pamjet e sjella nga gazetari i Dosja.al, Ahmet Zani, tregojnë qartë eskavatorët që nuk pushojnë as natën në një zonë turistike siç është kjo në fshatin Skuraj.

Eskavatorët e kompanive të inerteve çorientojnë rrjedhën e lumit, ndërsa institucionet që duhet të kontrollojnë këtë aktivitet të paligjshëm, nuk marrin mundimin të parandalojnë këtë katastrofë ekologjike.

Një banor i zonës tregon për atë që ndodh në ditën për diell pranë rrugës nacionale dhe kjo firmë nuk ndalet në shfytëzimin pa kriter të inerteve duke dëmtuar shtratin e lumit, tokë bujqësore dhe imazhin e natyrës së mrekullueshme të fshatit turistik në Skuraj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Quhem Agustin Kulla. Këtu ka katër muaj që punojnë dhe marrin zhavorr pa kriter. Lumi Mat nuk preket. Kam kërkuar nga Bashkia, kam bërë kërkesë pas kërkese, kam dalë dhe para mediave por nuk është bërë asgjë. Kërkoj nga shteti shqiptar që të mbrojë tokën dhe jo të marrë zhavorrin kompania Salillari. Nuk është e lejueshme. Kjo është zonë e Mbrojtur. As Ministria e Mjedisit nuk më ka kthyer përgjigje,”– dëgjohet të thotë ai.

Dosja.al ka raportuar edhe më herët në lidhje me masakrën mjedisore në Mat. Me video nga vendi i ngjarjes, tregohej se si kompanitë merrnin zhavorr dhe shkarkonin inerte duke e shkatërruar plotësisht mjedisin në lumen Mat. Pas lajmeve të publikuara nga Dosja.al, Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, procedoi penalisht dy persona: L. M., 51 vjeç, banues në Lezhë, dhe B. A., 55 vjeç, banues në Milot, Kurbin. Gjithashtu, IKMT njoftoi se të dy personave të gjetur në vendngjarje iu është vendosur një gjobë prej 2 milionë lekë të reja. Eskavatorët e gjetur në shtratin e Lumit, janë bllokuar nga Policia e Shtetit dhe IKMT.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment