Sport

Kompanitë, baste për destinacionin e ri të Serxhio Ramos. Paris SG në “pole”

Në Spanjë janë të sigurtë se mbrojtësi nuk do ta rinovojë kontratën, atje tregojnë se SR4 nuk e ka pranuar ofertën e “los blancos”, të cilët dëshirojnë të ulin pagat me 10%.
Featured image of article: Kompanitë, baste për destinacionin e ri të Serxhio Ramos. Paris SG në “pole”

SPANJE – Serxhio Ramos është gjithnjë e më larg nga Real Madrid. Në Spanjë janë të sigurtë se mbrojtësi nuk do ta rinovojë kontratën. Madje ata tregojnë se SR4 nuk e ka pranuar ofertën e “los blancos”, të cilët dëshirojnë të ulin pagat me 10%.

Pas 16 vitesh, pra, Serxhio Ramos mund t’i thotë lamtumirë Real Madridit. Pyetja e vetme për të bërë tani është, kur do të largohet dhe ku do të shkojë. Analistët e basteve të “Sisal Matchpoint” përpiqen t’i përgjigjen kësaj, duke parë një transferim të mundshëm në Serie A, me Juventusin dhe Milanin, duke ofruar një kuotë deri në 9.00.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por në listën e kompanive të basteve, raporton “agipronews”, Paris SG vjen i pari, me koeficient 1.80 dhe Mançester Junajtid me 4.50. Më i lartë është koeficienti i Mançester Siti me 6.00, me destinacion MLS. Nuk përjashtohet edhe qëndrimi i Serxhio Ramosit te Real Madridi, çka kuotohet me 4.50.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment