Aktualitet

Kompania private ankimon tenderin e Bashkisë për studim-projektimin e teatrit të ri kombëtar

Kompania ka ankimuar vendimin pranë Komisionit të Prokurorimit Publik.
Featured image of article: Kompania private ankimon tenderin e Bashkisë për studim-projektimin e teatrit të ri kombëtar Teatri

TIRANE– Tenderi i hapur nga bashkia e Tiranës për studim-projektimin e teatrit të ri kombëtar është ankimuar nga kompania Gjeo-Konsult.

Kompania ka ankimuar vendimin pranë Komisionit të Prokurorimit Publik. Tenderi nga Bashkia u hap në muajin qershor dhe kishte një fond limit prej 60,317,899 lekë dhe do të financohej nga Buxheti i Shtetit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Teatri Kombëtar u shemb në datën 17 maj 2020 dhe solli disa protesta të njëpasnjëshme. Artistët e aktivistët, të mbështetur dhe nga opozita kundërshtuar aksionin e Policisë së Shtetit, e cila nxorri me dhunë ata që ishin brenda në godinë dhe shkatërroi brenda pak orëve kompleksin e teatrove. Reagimi qytetarë për shkatërrimin e godinës ishte i madh, por kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u shpreh se projekti për ndërtimin do të vijojë. Nga ana tjetër Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar takime në disa qytete dhe ka mbledhur firmat e peticionit për rindërtimin e teatri aty ku ishte dhe siç ishte më parë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment