
SHBA-Kompania farmaceutike BionTech dhe Pfizer ka deklaruar se po planifikon të prodhojë dy miliardë doza të vaksinës këtë vit. Sipas mediave të huaja, pavarësisht se parashikimi ka qenë për 1.3 miliardë doza, së shpejti kompania do të përdorë një linjë të re prodhimi. Gjithashtu, bëhet e ditur se shifra e re përfshin edhe udhëzimet e përditësuara për nxjerrjen e gjashtë dozave nga secila shishe e vaksinës, në vend të pesë dozave të deklaruara fillimisht në etiketë.
“Kemi kryer tashmë më shumë se gjysmën e këtij kapaciteti. Një rritje më shumë se 50% nga qëllimi i mëparshme i vitit 2021 me 1.3 miliardë doza. Ne tani besojmë se mund të ofrojmë rreth dy miliardë doza deri në fund të vitit 2021,”-thuhet në njoftimin e kompanisë.
Vaksina BioTech dhe Pfizer është është miratuar nga Bashkimi Evropian në fund të muajit të kaluar dhe është po ashtu në përdorim në Britani, Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.
(k.a/dosja.al)