AktualitetFactcheckPolitike

Kompania përgjegjëse për sigurinë e aeroportit, mori tenderin nga Belinda Balluku

Ministrja Belinda Balluku, i dha tenderin e sigurisë kompanisë ANTA, ku drejtoreshë është gruaja e Eno Bushit, Joana Bushi. Në vend që të akuzojë, Ministrja Balluku duhet të përgjigjet më parë nëse ka patur konflikt interesi dhënia e tenderit për sigurinë tek bashkëshorti i shefes së Kabinetit.
Featured image of article: Kompania përgjegjëse për sigurinë e aeroportit, mori tenderin nga Belinda Balluku Edi Rama, Belinda Balluku, Joana Bushi dhe Eno Bushi

Edi Rama dhe Belinda Balluku nxituan të sulmojnë kompaninë kineze që ka blerë nga gjermanët koncesionin e aeroportit të Rinasit.

Por nëse kompania Tirana International Airport (TIA e kontrolluar nga kinezët), është treguar e rezervuar, opozita, edhe për interesin politik, ka nxjerrë fakte që fajësojnë qeverinë.

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka rikthyer në vëmendje se në kompaninë e sigurisë të aeroportit, ICTS, është aksioner një nga ish – avokatët e PS, Eno Bushi, i cili njihet edhe si avokat i pilotit Italian Xhorxho Riformato, që u kap duke transportuar droge nga Shqipëria në Itali, pasi avioni i tij u rrëzua në plazhin e Divjakës.

Më tej, Basha ekspozoi për publikun se bashkëshortja e Eno Bushit, Joana Bushi ka qenë shefe e kabinetit të Belinda Ballukut, kur ministrja ishte Drejtoreshë e Agjensisë Nacionale të Transportit Ajror (ANTA).

Tani Joana Bushi është drejtoreshë e shërbimeve tek ANTA, por informacioni i kryetarit të opozitës nuk ishte i plotë.

Ish – kryeministri Berisha, nxori një informacion më shumë, që Joana Bushi ka qenë në kabinetin e Edi Ramës, kur ky ishte Kryetar i bashkisë së Tiranës, por as ky nuk është informacion kyç.

Ajo që e lidh Belinda Ballukun me ICTS, kompaninë përgjegjëse për sigurinë e aeroportit, është se, duke patur shefe kabineti gruan e aksionerit Bushi, i ka dhënë tenderin për sigurinë e ANTA-s.

Përveç konfliktit të interesit, ky fakt tregon se lidhja dhe përgjegjësia e Ministres së Insfrastrukturës dhe Energjisë, nuk është vetëm për shkak të bashkëshortes, por për shkak të favorizimit.

Ndërsa kompania ICTS, merrte 2.5 milionë euro në vit për sigurinë e aeroportit dhe nuk ka bërë as kamerat e sigurisë, Qeveria fajëson koncesionarin që nuk ka asnjë përgjegjësi direkte.

Në faqen e ICTS, mund të shihet qartë që ndër klientët është Albtcontrol që njihet edhe si ANTA.

Faqja e ICTS ku shihet se është klient Albcontrol

Në vend që të akuzojë, Ministrja Balluku duhet të përgjigjet më parë nëse ka patur konflikt interesi dhënia e tenderit për sigurinë tek bashkëshorti i shefes së Kabinetit.

Për më shumë, a ka ndikuar kjo afërsi që edhe kompania kineze t’ja japë ICTS tenderin për sigurinë e aeroportit?

Shto Koment