Bota

Kompania Moderna: COVID19 mund ta përhapni edhe nëse vaksinoheni

Tal Zaks ka kërkuar nga qytetarët amerikanë që të mos keqinterpretojnë rezultatet premtuese të vaksinës, pasi COVID mund të transmetohet edhe nëse je i vaksinuar. 
Featured image of article: Kompania Moderna: COVID19 mund ta përhapni edhe nëse vaksinoheni Foto ilustruese

SHBA- Një nga kërkuesit kryesorë të kompanisë Moderna, rivalja amerikane e BioNtech, që po prodhon një vaksinë 95% efektive kundër COVID19, ka deklaruar se vaksina nuk pengon përhapjen e virusit.

Tal Zaks ka kërkuar nga qytetarët amerikanë që të mos keqinterpretojnë rezultatet premtuese të vaksinës, pasi COVID mund të transmetohet edhe nëse je i vaksinuar.

“Rezultatet tona tregojnë se vaksina pengon që të sëmureni, ajo pengon që të sëmureni rëndë. Por kjo nuk do të thotë se vaksina mund të parandalojë që ju në mënyrë potenciale të mbani virusin transit dhe ta kaloni te të tjerët”, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vaksina e kompanisë Moderna, njësoj si vaksinat e tjera, nuk e vret virusin nëse ju infektoheni, por e ndalon atë të depërtojë në qeliza, duke parandaluar shumimin e tij.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment