Bota

Kompania kineze Sinovac rriti në 2 miliardë doza prodhimin e vaksinës kundër COVID-19

Sinovac tha se ndërtimi i objektit të tij të 3-të për prodhimin e vaksinës kundër COVID-19 ka përfunduar dhe është gati për operim.
Featured image of article: Kompania kineze Sinovac rriti në 2 miliardë doza prodhimin e vaksinës kundër COVID-19 Foto Ilustruese

KINË– Kompania kineze Sinovac Biotech njoftoi se ka rritur kapacitetin e saj vjetor të prodhimit në 2 miliardë doza të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Sinovac tha se ndërtimi i objektit të tij të 3-të për prodhimin e vaksinës kundër COVID-19 ka përfunduar dhe është gati për operim.

Duke njoftuar se struktura e tretë filloi prodhimin masiv të përbërësve të vaksinës, kompania tha se kapaciteti vjetor i saj i prodhimit të vaksinave arriti në 2 miliardë doza. Kompania dyfishoi kapacitetin e saj vjetor me objektin e tretë në kryeqytetin Pekin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kompania arriti 500 milionë doza të prodhimit me pajisjen e saj të parë në gusht 2020 dhe rriti kapacitetin e saj në një miliard doza të vaksinës çdo vit me pajisjen e dytë të hapur në shkurt.

Qeveria e provincës Yunnan të Kinës njoftoi se të gjithë në qytet do të vaksinohen për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në qytetin e provincës Ruili. Brenda kornizës së programit të vaksinimit që filloi në mëngjes, 300 mijë persona brenda 5 ditëve do të vaksinohen në qytetin në kufi me Mianmarin.

Në qytetin Ruili më 30-31 mars u regjistruan 12 raste me COVID-19 ndërsa u zbuluan 26 raste asimptomatike./AA.

Shto Koment