Bota

Kompania farmaceutike amerikane: Shumë shpejt do të dimë nëse vaksina anti-Covid-19 funksionon ose jo

Ky lajm është bërë me dije nga CEO i kompanisë, Albert Bourla se deri në fund të tetorit ka një shans për të kuptuar nëse vaksina funksionon apo jo.
Featured image of article: Kompania farmaceutike amerikane: Shumë shpejt do të dimë nëse vaksina anti-Covid-19 funksionon ose jo CEO i kompanisë "Pfizer" Albert Bourla.

SHBA– Amerika është një ndër vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se brenda pak javësh do të jetë gati vaksina kundër koronavirusit.

Mirpo në mediat e huaja është raportuar se gjiganti farmaceutik ‘Pfizer’ tha se në fund të tetorit do të merrej vesh nëse vaksina anti-Covid për të cilën ai po punon do të jetë apo jo funksionale.

Ky lajm është bërë me dije nga CEO i kompanisë, Albert Bourla se deri në fund të tetorit ka një shans për të kuptuar nëse vaksina funksionon apo jo.

“Në rastin më të mirë, deri në fund të tetorit ka një shans të mirë, më shumë se 60%, që ne do të dimë nëse produkti funksionon apo jo. Në rast se rezultatet janë pozitive, ardhja e vaksinës në treg vitin e ardhshëm do të varet nga sa kohë u duhet autoriteteve për ta miratuar atë.”- u shpreh ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Shpërndarja e vaksinës do të jetë një problem për shkak të ndërlikimeve që lidhen me transportin e ilaçeve, por ‘Pfizer’ do të dijë si të menaxhojë këto operacione.”- ka thënë kompania.

Burimi: mumbaimirror

A.C/Dosja.al

Shto Koment