LIVE UPDATES
Politike

Komiteti i Helsinkit kritikon ligjet kundër medias: AMA nuk është e pavarur

9 Korrik 2019, 20:46 Nga DOSJA
Komiteti i Helsinkit kritikon ligjet kundër medias: AMA nuk është

TIRANË– Komiteti u shpreh në një blog mbi projektligjet e shumëdebatuara, të prezantuara nga qeveria si “paketa anti-shpifje”, duke theksuar mungesën e pavarësisë politike të Autoritetit të Medias, institucionit që, sipas projektligjeve, do të marrë funksionet e një gjykate për të gjykuar dhe dënuar mediat në rast të asaj që projektligji i referohet si “cënim të nderit dhe dinjitetit të qytetarit”.

Erinda Skëndaj, juriste te Komitetit të Helsinkit, shkroi: “..propozohet që autoritetit të medias t’i i rriten kompetencat dhe përgjegjësitë në drejtim të mbikëqyrjes dhe sanksionimit të medias, por nuk vërehen ndryshime në përbërjen e autoritetit dhe mënyrës së zgjedhjes së anëtarëve të tij”.

Autoriteti i Medias përbëhet aktualisht nga shtatë anëtarë, të cilët zgjidhen nga parlamenti me propozim të partive të ndryshme politike. Projektligji “Rama” për median online parashikon që një këshill me tre anëtarë, i quajtur “Këshilli i Ankesave”, i cili zgjidhet nga bordi i autoritetit, të kryejë rolin e gjykatës, duke vendosur gjoba nga 100 mijë deri në 1 milionë lekë, për mediat online që gjykohet se kanë kryer shkelje, pa marrë parasysh nëse media në fjalë është një media e madhe apo një blog personal.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm ligjor që kërkon një analizë për të vlerësuar nëse rregullimi i të gjithë sektorit të medias duhet ose jo të kalojë në përgjegjësinë e këtij autoriteti si dhe nëse sanksionimi i medias, përfshi këtu edhe ofruesit e shërbimeve të publikimit elektronik duhet të jetë apo jo përgjegjësi e Këshillit Etik të këtij autoriteti,” theksoi Skëndaj.

“…formula e propozimit dhe zgjedhjes së anëtarëve të AMAs çon në një ndarje 4 anëtarë të zgjedhur me mbështetje të mazhorancës parlamentare dhe 3 anëtarë të zgjedhur me mbështetje të opozitës parlamentare. Nëse do e shohim me paralelizëm me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për KQZ-në, kjo formulë ligjore e parashikuar në ligj për AMAn nuk garanton depolitizim të këtij institucioni, pavarësisht nga fakti që sipas ligjit ky institucion është i pavarur,” shkroi Komiteti i Helsinkit.

Kryeministri Edi Rama propozoi dhjetorin e kaluar një numër masash drakoniake kundër medias online, ndërsa deklaroi se sipas opinionit të tij, ka nevojë për “disiplinim” të kësaj mediaje. Masat e propozuara nga Rama fillimisht përfshinin gjoba të forta dhe të ekzekutueshme pa të drejtë apelimi, si dhe urdhër mbylljeje për median në rastet kur Këshilli i Ankesave çmonte se ajo kishte shkelur kodin e etikës më shumë se tre herë.

Propozimet e Ramës u kritikuan ashpër nga organizatat vendëse dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si një tentativë për sistem cenzurimi të medias online.

Propozimi i miratuar në qeveri javën e kaluar, nuk përfshin më klauzola për mbylljen e medias por vijon të mbajë gjoba të paapelueshme ndërsa Këshilli i Ankesave në AMA zëvendëson në praktikë rolin që deri më sot e kanë luajtur gjykatat.

AMA është një institucion i krijuar fillimisht në vitin 1998 ndërsa drejtuesi i saj ka ndryshuar zakonisht përmes betejave politike, sa herë që ka ndryshuar maxhoranca qeverisëse e vendit. Si me të gjitha institucionet e “pavarura” në vend që nga marrëveshja politike PD-PS e vitit 2003, edhe AMA është në fakt një institucion i ndërvarur, anëtarët e së cilës janë propozime të partive politike të pranishme në parlament.

(Marrë nga Reporter.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ama komiteti shqiptar i helsinkit ligjet kunder medias paketa antishpifje ama komiteti shqiptar i helsinkit ligjet kunder medias paketa antishpifje

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni