Sport

Komiteti Ekzekutiv vendos: Asambleja e Jashtëzakonshme e FSHF-së, on-line!

U miratua “Rregullorja e Licencimit të klubeve në kompeticionet UEFA” për vitin 2020, ndërkohë që KE ndryshoi formën e mbajtjes së Asamblesë së Jashtëzakonshme më 18 dhjetor, si pasojë e pandemisë Covid-19
Featured image of article: Komiteti Ekzekutiv vendos: Asambleja e Jashtëzakonshme e FSHF-së, on-line!

TIRANE – “Është zhvilluar mbledhja online e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit nën drejtimin e presidentit Duka. Në këtë mbledhje u miratua “Rregullorja e Licencimit të klubeve në kompeticionet UEFA” për vitin 2020.

Gjithashtu, Komiteti Ekzekutiv ndryshoi formën e mbajtjes së Asamblesë së Jashtëzakonshme Statutore, si pasojë e pandemisë Covid-19. Punimet e Asamblesë do të zhvillohen online në platformën “Microsoft Teams” më datën 18 dhjetor”, njofton Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një komunikate që ka shpërndarë për shtypin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al

Shto Koment