Politike

1.15 miliardë euro grante dhe hua, mblidhet Komiteti i Rindërtimit pas konferencës së donatorëve, Rama: Uroj që BE-ja të tregohet e shpejtë

VIDEO
  • Soreca: Mundësi e re për Shqipërinë, procesi do të jetë llogaridhënës
  • Yuri Kim: Procesi të jetë transparent, të lumtur që jemi pjesë e donatorëve
  • Të pranishëm në këtë mbledhje ishin ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, kryeministri Edi Rama, dhe ambasadorët e huaj. Fjalën i pari e mori vetë Rama i cili siguroi se çdo qindarkë do të përdoret me transparencë dhe falenderoi vendet që kontribuan.
    Featured image of article: 1.15 miliardë euro grante dhe hua, mblidhet Komiteti i Rindërtimit pas konferencës së donatorëve, Rama: Uroj që BE-ja të tregohet e shpejtë Mbledhja e komitetit të rindërtimit
    Përditësuar:

    TIRANË– Komiteti i Rindërtimit është mbledhur për herë të parë pas konferencës së donatorëve, ku Shqipërisë iu premtuan 1.15 miliardë euro grante dhe hua, para të cilat do t’i vijnë në ndihmë për procesin e rindërtimit të vendit pas tërmetit të 26 nëntorit.

    Të pranishëm në këtë mbledhje ishin ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, kryeministri Edi Rama, dhe ambasadorët e huaj. Fjalën i pari e mori vetë Rama i cili siguroi se çdo qindarkë do të përdoret me transparencë dhe falenderoi vendet që kontribuan. Rama përmendi edhe çështjen e negociatave, teksa bëri batuta për Bashkimin Europian dhe tha se tashmë ‘dasmën’ e pret që ta thërrasin ata pasi ka disa rroba në dollap që mezi pret t’i veshë. Për BE-në, Rama shtoi gjithashtu se uron që këtë herë të tregohen të shpejtë.

    Falënderoj SHBA që ka marrë parasysh propozimin për Akademinë e Transparencës. Shpresoj që BE të jetë më i shpejtë se zakonisht në kuptimin e nevojës për të dhënë rezultate më shpejt. Ky është një program që njerëzit nuk presin dot dhe procedurat duhen repsektuar, por jo të jenë shumë të gjata. Do të doja që BE-ja të bënte procesin e ekzekutimit të shpenzimeve, që nga tenderimi te mbikëqyrja dhe marrja e produktit me sy e monitorim. Të gjithë ju erdhët në Bruksel me zemrën plot dhe premtuat shumë gjëra të mira, por para premtimit asnjëri nuk kishte folur me tjetrin dhe të gjithë e kishin konceptuar me diçka konkrete, si shkolla, ujësjellësi, apo të gjitha gjëra, sfida është që të gjitha të bëhen bashkë, se nëse do të llogaritnim kontributet për shkollat janë më shumë se ç’kemi nevojë dhe duhet të sigurohemi që kemi atë që na duhet dhe pjesa tjetër të shkojë diku tjetër, por kjo duhet të vendoset bashkërisht,”- tha kryeministri Rama.

    Më pas ishte Luigi Soreca ai që u shpreh se puna duhet koordinuar në mënyrë që çdo qindarkë të shkojë për shqiptarët. Ai tha se BE-ja ka formatin e partnerëve të bashkëpunimit dhe kjo sipas tij duhet të funksionojë në të njëjtën mënyrë edhe në Shqipëri.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Jemi krenarë për konferencën që u bë, nuk ishte e thjeshtë. Kjo është një mundësi e re për Shqipërinë. Do sigurohemi që i gjithë procesi të jetë transparent dhe llogaridhënës. Për pjesën e parë të 15 milionëshit, kemi folur me ministrin për mënyrën se si do shkojë harxhimi i kësaj shume. Na pëlqen oferta e Ahmetajt për pjesëmarrjen në komisionin e transparencës. Kini parasysh që punojmë gjatë gjithë kohës. Pas tre javësh do ketë një mbledhje të madhe në Bruksel, ku do flas edhe për këtë gjë. Ndihmë dhe kontribut konkret,”- u shpreh Soreca në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit .

    Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim tha se SHBA-të ndihen të nderuar që kanë dhënë kontributin e tyre dhe se uron që gjithçka t’u vijë në ndihmë shqiptarvëe.

    “Jemi të lumtur që jemi pjesë e donatorëve. Donacionet e dhëna janë shprehje të solidaritetit me popullin shqiptar, por përbëjnë edhe një investim simbolik e real për Shqipërinë, kështu që është kënaqësi për ne të shohim që po organizoheni. Procesi duhet të jetë transparent. Për ne si SHBA është hera e parë që ju kemi qëndruar pranë në një moment të tillë të vështirë, por do të vazhdojmë të jemi krah jush të ofrojmë ndihmën teknike që mund t’u nevojitet për t’u siguruar që donacionet nga gjithë bota, por edhe tonat, të shpenzohen në përfitim të shqiptarëve,”– u shpreh Kim.

    Shqipëria arriti të mbledhë më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontribut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliard. Miliona euro janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e do lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithçka kaloi fantazinë e tij.

    (f.m/dosja.al)

    • 13:12

      Komiteti i Rindërtimit/ Yuri Kim: Procesi të jetë transparent, të lumtur që jemi pjesë e donatorëve

      Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë procesit të rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

      E pranishme në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit, që po zhvillohet për herë të parë pas konferencës së donatorëve. Kim tha se është e lumur që është pjesë e donatorëve dhe se procesi duhet të jetë transparent.

      “Jemi të lumtur që jemi pjesë e donatorëve. Donacionet e dhëna janë shprehje të solidaritetit me popullin shqiptar, por përbëjnë edhe një investim simbolik e real për Shqipërinë, kështu që është kënaqësi për ne që shohim që po organizoheni. Procesi duhet të jetë transparent. Për ne si SHBA është hera e parë që ju kemi qëndruar pranë në një moment të tillë të vështirë, por do të vazhdojmë të jemi krah jush të ofrojmë ndihmën teknike që mund tu nevojitet për tu siguruar që donacionet nga gjithë bota, por edhe tonat, të shpenzohen në përfitim të shqiptarëve,”- u shpreh Kim.

    • 13:07

      Soreca flet për konferencën e donatorëve: Mundësi e re për Shqipërinë, procesi do të jetë llogaridhënës

      Ambasadori i BE, Luigi Soreca, mbajti fjalën e tij në konferencën e Rindërtimit, e cila po zhvillohet sot në Tiranë. Soreca deklaroi se kjo është një mundësi e re për Shqipërinë. Në fjalën e tij ambasadori i BE, tha se do të sigurohemi që që i gjithë procesi të jetë transparent dhe llogaridhënës.

      Më tej Soreca shtoi se pas tre javësh do ketë një mbledhje në Bruksel, ku do të flasë për ndihmat e dhëna nga vendet anëtare të BE për Shqipërinë.

      “Jemi krenarë për konferencën që u bë, nuk ishte e thjeshtë. Kjo është një mundësi e re për Shqipërinë. Do sigurohemi që i gjithë procesi të jetë transparent dhe llogaridhënës. Për pjesën e parë të 15 milionëshit, kemi folur me ministrin për mënyrën se si do shkojë harxhimi i kësaj shume. Na pëlqen oferta e Ahmetajt për pjesëmarrjen në komisionin e transparencës. Kini parasysh që punojmë gjatë gjithë kohës. Pas tre javësh do ketë një mbledhje e madhe në Bruksel, ku do flas edhe për këtë gjë. Ndihmë dhe kontribut konkret.”, u shpreh Soreca në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit.

    • 13:00

      “Kam ca rroba që mezi pres t’i vesh”, Rama flet për negociatat: Dasmën ta thërrasë BE-ja këtë radhë, ne u krekosëm e na lanë të prisnim

      Kryeministri Edi Rama u shpreh se shpreson që thirrjen për hapjen e negociatave me Shqipërinë ta marrë nga BE-ja, teksa shtoi me humor se ka disa rroba në dollap që mezi pret t’i veshë për atë rast.

      I pranishëm në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit që është zhvilluar për herë të parë pas konferencës së donatorëve, ku Shqipërisë iu premtuan 1.15 miliard euro grante dhe hua, Rama foli edhe për negociata ku shtoi se BE-ja është e ngadaltë në procedura.

      Uroj që dasma këtë herë të thirret nga BE-ja jo nga ne, sepse kur e thirrëm ne, u veshëm u krekosëm dhe erdhëm, ju na latë të prisnim. Tani presim që të na thërrisni ju në dasëm. Kam disa rroba në dollap që mezi pres t’i vesh,”– tha kryeministri.

    Shto Koment