Politike

Komisioni Hetimor me dyer të mbyllura/ Manja: Do njihemi me informacionin e klasifikuar nga SHISH (VD)

Komisioni Hetimor për Metës për pak minuta do të zhvillohet me dyer të mbyllura pasi anëtarët do të njihen me informacionin e klasifikuar, i cili është sekret shtetëror.

Tiranë- Nis Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës. Për pak minuta kjo mbledhje do të zhvillohet me dyer të mbyllura pasi anëtarët do të njihen me informacionin e kalsifikuar të përmendur nga presidenti Ilir Meta. Këtë propozim e ka bërë Ulsi Manja, kryetari i Komisionit dhe më pas është pranuar nga të gjithë anëtarët.

Debati:

Albana Zeneli: Të zgjatet afati për punën e Komisionit Hetimor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Manja: Në seancë do të bëhet shqyrtimi për opinionin e Komisionit të Venecias. Në debatin politik të rradhës flasin për Kushtetutën dhe Republikën, të gjithë jemi shqiptarë dhe nuk e do më shumë se tjetri. Nuk duhet të shkojmë tek vija për të shkelur kushtetutën. Për mua si jurtist të shkelësh Kushtetutën është një guxim i madh.  Unë uroj që herë tjetër parlamenti të mos vihet në pozicion, prandaj jemi treguar të matur. Duhet të vemë pikat mbi i për të respektuar Kushtetutën. Jemi kujdesur për të adresuar çdo lloj informacioni që hedh dritë për anullinin e zgjedhjeve nga ana e presidentit të vendit. Zgjedhjet u bënë dhe tashmë është rasti të gjejmë përgjegjegjësitë e gjithësecilit. Unë kam një propozim që më detyron ligji. Për shkak të informacionit të klasfifikuar dua që mbledhja për këtë çështje të bëhet me dyer të mbyllura. Nuk ka kundërshtim, pranohet, ky është ligji.

J.V/Dosja.al

Shto Koment