Aktualitet

Komisioni shtyn për shqyrtim dekretin e Presidentit Meta për ‘Metrologjinë’

Ligji per Metrologjine do të shyrtohet më 4 dhjetor.
Featured image of article: Komisioni shtyn për shqyrtim dekretin e Presidentit Meta për ‘Metrologjinë’ Ilir Meta

TIRANË– Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka shtyrë dekretin e Presidentit Ilir Meta për ‘metrologjinë’. Ajo do të shyrtohet më 4 dhjetor.

Njoftimi i Kuvendit:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në drejtimin e kryetarit, Niko Peleshi dhe në cilësinë e komisionit përgjegjës, shqyrtoi Dekretin e Presidentit nr. 11811, datë 5.11.2020, “Për kthimin e ligjit nr. 126/2020, “Për metrologjinë”. Të ftuar në mbledhjen e komisionit ishin nga Presidenca: z. Bledar Dervishaj, Këshilltar ligjor i Presidentit dhe znj. Ketrin Treska, Drejtoreshë e Shërbimeve Juridike, ndërsa nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë ishte ministrja znj. Anila Denaj. Në prezantimin të argumenteve të dekretit të Presidentit, z. Dervishaj u shpreh se nga shqyrtimi i përmbajtjes së ligjit në raport me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor ekzistues, rezulton se në ligj ka shkelje flagrante të disa parimeve themelore kushtetuese, të funksionimit të tregut të lirë dhe konkurrues. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Denaj në fjalën e saj u shpreh se ligji i ri i metrologjisë synon përshtatshmërinë me direktivat evropiane dhe krijimin e rregullave më të qarta për të gjithë aktorët. “Rasti konkret, është një projektligj për të përshtatur të gjithë fushën e veprimtarisë së metrologjisë dhe veprimtarisë së DPM-së brenda direktivës evropiane. Kjo është faza e parë dhe shumë e rëndësishme”, -theksoi ndër të tjera znj. Denaj. Më tej, relatori i këtij projektligji z. Ilir Beqaj vlerësoi se arsyet e sjella nga Presidenti janë politike dhe se pretendimet për anti-kushtetutshmëri të ligjit nuk qëndrojnë. Në përfundim, u vendos që shqyrtimi i këtij dekreti dhe diskutimet e anëtarëve të komisionit, të vijojnë në mbledhjen e radhës së komisionit.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment