Politike

Komisioni për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ, Vasili takim “kokë më kokë” me Bashën

  • Bylykbashi është i deleguari i PD-LSI-së në Komisionin e Posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së
  • Takimi mes Bashës dhe Vasilit është zhvilluar në selinë blu. Në fokus të këtij takimi ishin konsultimet për përzgjedhjen e emrit për përfaqësuesin e Komisionin e Posaçëm, që do të bëjë përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re.
    Featured image of article: Komisioni për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ, Vasili takim “kokë më kokë” me Bashën Petrit Vasili dhe Lulzim Basha

    TIRANË- Ditën e sotme nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka zhvilluar një takim në selinë blu me krydemokratin Lulzim Basha. Mësohet se në fokus të këtij takimi ishin konsultimet për përzgjedhjen e emrit për përfaqësuesin e Komisionin e Posaçëm, që do të bëjë përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së së re. Po kështu, mes tyre është diskutuar edhe për çështjen e hapjes së listave.

    Pas letrës së kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, opozita jashtëparlamentare duhet të paraqesë propozimin e saj deri më 11 shtator. Kështu KQZ-ja e re do të shërbejë si një rikthim i PD-LSI në Komisionet parlamentare, pas më shumë se 1 viti e gjysmë jashtë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Një ditë më parë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u dërgoi një letër grupeve parlamentare për ngritjen e Komisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ. Sipas Ruçit, ky komision do të ngrihet për të zgjedhur komisonerët, anëtarët e e Rregullatorit dhe të KAS-it.

    J.V/Dosja.al 

    Etiketa:

    Shto Koment