Rajoni

Komisioni për Raportin e Dick Marty, Veton Surroi: Shqipëria po futet tek vendet që kanë mohim ndaj drejtësisë ndërkombëtare, si Serbia

Ai thekson se edhe në Kosovë duhet pasur një unitet politik pasi e sheh momentalisht skenën politike shumë të përçarë teksa kritikon qeveritë që të paktën në 10 vitet e fundit nuk e ka vendosur Serbinë para përgjegjësisë për zhdukjet, kufomat etj.
Featured image of article: Komisioni për Raportin e Dick Marty, Veton Surroi: Shqipëria po futet tek vendet që kanë mohim ndaj drejtësisë ndërkombëtare, si Serbia Veton Surroi

TIRANË– Publicisti, politikani dhe ish-gazetari Veton Surroi i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në Neës24 ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe ndikimin në politikën shqiptare.

Surroi thotë se Shqipëria me Komisionin për Raportin e Dick Marty po barazohet me Serbinë pasi po futet tek vendet që kanë mohim ndaj drejtësisë ndërkombëtare.

Ai thekson se edhe në Kosovë duhet pasur një unitet politik pasi e sheh momentalisht skenën politike shumë të përçarë teksa kritikon qeveritë që të paktën në 10 vitet e fundit nuk e ka vendosur Serbinë para përgjegjësisë për zhdukjet, kufomat etj.

Ndërkohë Surroi thekson se UÇK nuk ka nevojë për mbrojtje historike, pasi tashmë është në histori por Kosova ka nevojë që të mbrohet sot në realitetin e vet.

”Përpiqem t’i ndaj në 3-4 pyetje. Kosova nëpërmjet veprimeve të veta, institucionale, e ndihmuar dhe nga Shqipëria ka lejuar që narracioni i përgjegjësisë të kalojë nga Serbia në Kosovë.

Negociatorët kosovarë nuk e kanë ngritur,të paktën 10 vitet e fundit përgjegjësinë e Sebrisë, për qytetarët e zhdukur, të pagjetur, kufomat. Për ndërmarrjen kriminale që ësthë sanksionuar edhe në Hagë.

Duke lejuar që të bisedojmë si të barabartë, në një hamendi që hajde të harrojmë çfarë ka ndodhur. Kemi ardhur në një situatë absurde.Duhet të merren parasysh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çështja e dytë është të jemi brenda Kosovës e Shqipërisë, e jo të dalim me emocione. UÇK nuk ka nevojë për mbrojtje historike. Na ka shërbyer, ka hyrë në histori, është katalizator i ndryshimeve.

Kosova ka nevojë që të mbrohet në realitetin e vet. Dhe kjo mund të bëhet uniteti në Kosovë. Kosova ka një krizë të thellë politik përbrenda. Ka pasur pandemia, administrata jotipike amerikane. Tash duhet të arrijmë në një fazë që Kosova duhet të kalojë në një proces legjitimimi politik. Asimetria e sotme është e llahtarshme. Nuk është vetëm fakti që një apo tjetër lider ndodhen në Hagë, por gjtihë procesi negociator është ndërtuar mbi një qeveri që jo mund të kalojë ligje por as rezoluta të rëndomta. Ky është realiteti.

Shqipëria me një përkrahje emocionale është përpjekur ndoshta të kalojë moskuptimet. Kur gjendja në Kosovë është e brishtë, në zhvillimin e hapësirës të lirive ballkanike, duke pasur parasysh veçoritë pas përfundimit kishte pasur edhe në Tiranë, po shohim një reagim që nuk di si do interpretohet, por Shqipëria për fat të keq po barazohet me shtetet që kanë mohim të drejtësisë ndërkombëtare si Serbia.

Po futet me Komisionin e Dick Marty , ka rrezik të futet në vendet që kanë mohim të drejtësisë ndëkombëtare.”- tha Surroi.

Marrë nga: BW 

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment