Politike

Komisioni për Metën, Paloka: Ai që emëroi Pjetrin dhe mbron Kajmakun, kërcënon presidentin me shkarkim

  • Shkarkimi i Metës/ Komisioni miraton planin e hetimit, presidenti raporton më 6 shtator
  • Paloka ka reaguar përmes një statusi në "Facebook", lidhur me mbledhjen e sotme të komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit.
    Featured image of article: Komisioni për Metën, Paloka: Ai që emëroi Pjetrin dhe mbron Kajmakun, kërcënon presidentin me shkarkim Edi Rama, Ilir Meta dhe Edi Paloka

    TIRANË- Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka reaguar, lidhur me mbledhjen e sotme të komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit.

    Paloka nuk i ka kursyer akuzat ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, ndërsa shton se komisioni hetimor, i cili u mblodh sot, për shkarkimin e presidentit Meta, tregon sipas tij çmendurinë antiligjore e antikushtetuese të kryeministrit.

    Në postimin e tij, Paloka nuk lë pa përmendur edhe rastin e Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut (për të cilin shkruan se e mbron Rama), ku për këtë të fundit PD më herët ka deklaruar se ka qenë i arrestuar në Greqi dhe për rrjedhojë është subjekt i ligjit të dekriminalizimit, ndërsa kanë publikuar dhe dokumente që sipas tyre Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i arrestuar në vitin 2003 në Greqi.

    Postimi i plotë i Edi Palokës:

    Vazhdimi i lojes me te ashtuquajturin “komision hetimor per shkarkimin e Presidentit te Republikes” tregon qartazi se Rama ka vendosur te zhytet edhe me thelle ne cmendurine e tij antiligjore, antikushtetuese dhe antidemokratike.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ai qe emeroi Valdrin Pjetrin dhe qe vazhdon te mbroje Kajmakun , kercenon me shkarkim Presidentin e Republikes vetem sepse ne zbatim te detyrave te tij kushtetuese mori vendime qe prishen planet e Rames per te futur vendin ne gjakderdhje.

    Shqiperise tanime i eshte prere rruga per hapjen e negociatave prej nje qeverie te lidhur me krimin e qe shkeljen e ligjit e te Kushtetutes e ka kthyer ne rutine , por nuk mund te lejojme qe cmenduria dhe babezia e nje njeriu te na ktheje vite mbrapa.
    Shqiptaret meritojne Evropen jo Edvin Ramen!

    Me shtatë vota pro dhe një kundër të deputetit Adriatik Alimadhi, Komisioni i posaçëm Hetimor ka miratuar sot planin për hetimin e presidentit Ilir Meta për veprimtarinë e tij për zgjedhjet e 30 qershorit. Hetimi nëse ka shkelur kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, do të zgjasë deri më 8 tetor të vitit 2019. Meta do të raportojë para komisionit më 6 shtator.

    (a.m/dosja.al)

    Shto Koment