Politike

Ngërçi me Kushtetuesen, Venecia i përgjigjet Kuvendit: Në shkurt vijmë në Tiranë, opinionin e japim në mars

Letra nga Gramoz Ruçi është dërguar në 30 dhjetor, ku kërkohet që të ketë një opinion nga Venecia në lidhje me çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe procedurat e emërimit të anëtarëve të saj si dhe rolin e Presidentit.
Featured image of article: Ngërçi me Kushtetuesen, Venecia i përgjigjet Kuvendit: Në shkurt vijmë në Tiranë, opinionin e japim në mars Komisioni i Venecias

TIRANË- Komisioni i Venecias me anë të një letre i ka kthyer përgjigje Kuvendit të Shqipërisë, në lidhje me kërkesën e këtij të fundit për shqyrtimin e veprimeve të Presidentit Ilir Meta në rastin e emërimit të Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese. Letra nga Gramoz Ruçi është dërguar në 30 dhjetor, ku kërkohet që të ketë një opinion nga Venecia në lidhje me çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe procedurat e emërimit të anëtarëve të saj si dhe rolin e Presidentit.

Përgjigja e Venecias

 Në përgjigjen e dërguar sot, Sekretari i Komisionit të Venecias, Thomas Markert, shkruan se kërkesa do diskutohet dhe një opinion paraprak do të jepet në mars. Para dhënies së opinionit, juristët e Komisionit do të vijnë në Tiranë për të takuar palët dhe për të mbledhur informacione.  Ruçi në letrën që i ka dërguar Presidentit të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, ka parashtruar të gjithë atë që ka ndodhur në lidhje me emërimet në Kushtetuese.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prej shumë muajsh Gjykata Kushtetuese është futur në ngërç, për shkak të mënyrës së emërimit të një prej anëtarëve të saj. Presidenti ka zgjedhur Marsida Xhaferllafin si anëtare, ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe maxhoranca njohin Arta Vorpsin. KED dhe maxhoranca shprehen se Vorpsi është anëtare e ligjshme, pasi Presidenti zgjedhjen e Xhaferllarit e ka bërë jashtë afateve dhe emri i anëtares ishte publikuar në fletoren zyrtare. Kjo gjë nuk është pranuar nga Presidenti dhe ka kallëzuar në Prokurori kreun e KED për shpërdorim detyre dhe përverësim të kompetencave. Ndërkohë maxhoranca ka nisur hetimin për veprimet e Metës me emërimin e Xhaferllarit dhe i ka nisur disa pyejte Komisionit të Venecias, nga i cili kërkon një mendim nëse është shkelur apo jo kushtetuta dhe kush duhet të jetë anëtarja e ligjshme, Vorpsi apo Xhaferllari.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment