Aktualitet

Ardi Veliu raporton tek Siguria: Kemi goditur 34 grupe kriminale, gjykatat kanë marrë vendime kundër Policisë

Deputetët kanë mundur të bëjnë pyetje për çështje të tjera të lidhura me punën e Policisë, siç janë goditja e familjeve kriminale në vend.  Ishte deputeti Alban Zeneli që kërkoi shpjegime, por  Veliu tha se Policia ka bërë punën e saj, por është goditur nga gjykatat pasi kanë liruar dhe kriminel. 
Featured image of article: Ardi Veliu raporton tek Siguria: Kemi goditur 34 grupe kriminale, gjykatat kanë marrë vendime kundër Policisë Ardi Veliu në Komisionin e Sigurisë

TIRANË- Për rezultatet e Policisë gjatë vitit 2019, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka raportuar në Komisionin e Siguris. Veliu  ka deklaruar se deri më tani janë goditur 34 grupe kriminale.

Në fjalën e tij ai ka theksuar se Policia shqiptare do të bëjë një marrëveshje me FBI-në kundër terrorizmit dhe shtoi se rezultatet deri tani janë të kënaqshme.

“Janë goditur 34 grupe kriminale, 22 me aktivitet në fushën e narkotikëve, 6 krimet ekonomike dhe 6 në trafiqet e paligjshme. Gjithsej janë referuar 35 raste të referuara për grup kriminal. Mesatarja e vrasjeve në Shqipëri është 1.5 për 100 mijë banorë. Është ulur ndjeshëm trafikimi i kokainës dhe drograve të tjera. Do të bëjmë marrëveshje me FBI-në kundër terrorizmit. Mbetemi vend orgjine për kontrabandën e emigrantëve të jashtëligjshëm. Për vitin 2019 ka pasur 14 vrasje në familje me 17 viktima dhe 80 vrasje në tentativë, 2 nga pakujdesia. Janë evidentuar 49 vrasje nga 45 në vitin e shkuar. Janë zbuluar 40 prej tyre, ose 65 autorë të dyshuar. Gjithashtu janë evidentuar 131 raste të krimeve seksuale Shqetësim përbën dhuna në familje ku janë evidentuar 4032 raste. 1400 të mitur të dyshuar si autorë të veprave penale si vjedhje, kanosje dhe shkelje e rregullave të qarkullimit”, është shprehur ai.

Më tej kanë qenë deputetët ata që kanë mundur të bëjnë pyetje për çështje të tjera të lidhura me punën e Policisë, siç janë goditja e familjeve kriminale në vend.  Ishte deputeti Alban Zeneli që kërkoi shpjegime, por  Veliu tha se Policia ka bërë punën e saj, por është goditur nga gjykatat pasi kanë liruar dhe kriminel. 

ALBAN ZENELI: Cilat janë 40 familjet mafioze? Çfarë është bërë me këto familje?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

ARDI VELIU: Policia është organizatë e cila në përblerjen e saj ka disa disa struktura. Ne çdo ditë punojmë për të mbajtur në kontroll rendin dhe luftojmë grupet e organizuara kriminale që janë rreziku kryesor për kryerjen e veprave. Kemi një databazë, kemi të evidentuar aktivitetin e grupeve kriminale. Vetëm gjatë vitit janë goditur shumë grupe kriminale. Ju i keni ndjekur komunikatat për shtyp që tregojnë sukseset. Unë kërkoj mbështetjen e të gjithëve, pasi lufta është e të gjithëve. Ne kemi një bashkëpunim të mirë me Prokurorinë, por Gjykata ka marrë dhe vendime kundër nesh, që kjo gjë nuk na ndihmon. Nuk dua të flas me emra konkret, por Gjykata kanë liruar dhe kriminel, duke goditur punën tonë. 

ALBAN ZENELI:  Mora një përgjigje deri diku nga ajo që kërkova. Tek kjo pjesa e fundit që ju thatë, por a mos jemi para një cic-mici që ia lënë fajin njëra –tjetrës?

ARDI VELIU: Nuk dua të replikoj, kam ardhur si drejtues i organziatës, pasi të gjithë po sakrifikojnë çdo ditë dhe vendimet e gjykatave dekurajojnë punën tonë. 

Gjatë ditës së djeshme, Gjykata e Elbasasnit dhe ajo e Krimeve të Rënda në dy seanca të papavarura nga njëra-tjetra kanë marrë vendimin për lirimin e Florenc Çapjas dhe Suel Çelës. Të dy personat e akuzuar janë shpallur të pafajshëm. Sot ka reaguar Policia dhe i quan të paprenueshëm këto vendime. 

(J.V. A.B. Dosja.al)

Shto Koment