LIVE UPDATES
Aktualitet

KE-Shqipërsë: Mos rrisni taksat!I keni ulur financimet për arsimin dhe shëndetësinë, rritje për PPP-të

11 Korrik 2019, 07:45 Nga DOSJA
KE-Shqipërsë: Mos rrisni taksat!I keni ulur financimet për

Komisioni Europian ka publikuar vlerësimin e tij për programin e pestë të reformave ekonomike (ERP) që mbulon periudhën 2019-2021, i hartuar nga qeveria shqipare.

Në komentet e tij, Komisioni Europian e vë theksin te niveli i lartë i borxhit publik, mbledhjen e taksave nën potencial, nivelin e ulët të konkurrueshmërisë, papunësinë e lartë tek të rinjtë, cilësinë e ulët të edukimit, mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar etj, mungesën e vlerësimit të rrezikut për pagesat që duhen bërë për projektet e partneritetit publik privat (PPP) etj.

Komisioni konstaton se ndonëse investimet e Shqipërisë në arsim dhe shëndetësi kanë qenë nën mesataren e rajonit, ato parashikohet të ulen më tej. Në të kundërt, rritja e projekteve me partneritet publik privat sjell rreziqe kyçe që minojnë planet për reduktimin e deficitit.

Komisioni i referohet shifrave të FMN-së, sipas të cilës PPP-të kanë arritur një vlerë prej 31% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) dhe pritet të shtohen edhe me 15% të PBB-së në 2019-n. Kjo rritje e PPP-ve nuk po shoqërohet me shtim të stafit që do të ishte në gjendje të monitoronte dhe vlerësonte këto kontrata dhe projekte komplekse. Kjo nënkupton që detyrimet financiare publike të lidhura me PPP-të nuk po adresohen si duhet dhe nuk po regjistrohen nga ana statistikore.

Raporti e kritikon Shqipërinë dhe për informalitetin e lartë dhe nivelin e ulët të të ardhurave publike, që qeveria nuk ka marrë angazhim ti rrisë, megjithëse janë nën potencial, teksa rekomandon që vendi nuk ka nevojë të rrisë taksat, por të shfrytëzojë hapësirën që ka nga evazioni fiskal.

Borxhi publik është ende i lartë, thekson raporti i KE  dhe nevojat e mëdha financiare po peshojnë në qëndrueshmërinë e borxhit; mbledhja e taksave është gjithashtu nën potencial. Reduktimi i planifikuar i borxhit varet ndjeshëm nga rritja e lartë ekonomike deri në fund të periudhës së programit. Avancimi i konsolidimit fiskal mund të lehtësojë rrezikun e mos arritjes së objektivit të reduktimit të borxhit në rast se vendi do të përballet me një rritje më të ulët në vitet në vijim. Niveli i lartë i punës së padeklaruar dhe evazionit fiskal siguron hapësirë të mjaftueshme për rritjen e të ardhurave tatimore pa rritur normat e taksave. Detyrimet e papaguara dhe detyrimet e paparashikuara dëmtojnë kredibilitetin e pozicionit të borxhit publik.

Financat publike të Shqipërisë vazhdojnë të vuajnë nga nivele relativisht të ulëta të grumbullimit të taksave dhe nivele të larta të informalitetit, thekson raporti. Megjithëse është bërë përparim i dukshëm në mbledhjen dhe administrimin e taksave, të ardhurat nga taksat si përqindje e PBB-së mbeten nën mesataren rajonale dhe sistemi i sigurimeve shoqërore vuan nga një deficit i madh. Mobilizimi i ulët i të ardhurave është kryesisht për shkak të madhësisë së lartë të informalitetit por edhe në ekonominë formale (p.sh. duke përdorur çmime më të ulëta ose paga për efekt të deklaratave tatimore). Evazioni i TVSH vlerësohet të jetë 30-40% e TVSH-së potenciale, dhe rreth 30% e punësimit vlerësohet të mbetet e padeklaruar. Për më tepër, përjashtimet e fundit nga taksat për nxitjen e investimeve minojnë më tej mbledhjen e të ardhurave dhe nxisin mashtrimin tatimor, sepse ato komplikojnë sistemin e taksave dhe e bëjnë atë më pak transparent.

Investimi i Shqipërisë në arsim dhe shëndetësi ka qenë nën mesataren rajonale dhe programi ekonomik i qeverisë planifikon të ulë edhe më tej pjesën e shpërndarjes së buxhetit në arsim dhe shëndetësi. Rritjet e planifikuara për investime publike duhet gjithashtu të përdoren për financimin e arsimit, shëndetësisë dhe kërkimit, dhe ky investim duhet të jetë më efikas dhe më efektiv. Qeveria ka në plan të ulë akoma fondet tashmë të ulëta në arsim (që do të bien nga 2.5% në 2.2% të PBB), shëndetësi (e cila do të bjerë nga 3.0% në 2.7% të PBB) dhe mbrojtje sociale (që do të bien nga 9.0 % në 8.6% të PBB-së) gjatë periudhës së programit. Këto plane alokimi nuk ndihmojnë për të trajtuar ikjen e trurit dhe mungesat e fuqisë punëtore të kualifikuar. As ata nuk ndihmojnë për të inkurajuar konvergjencën ndaj standardeve evropiane në këto fusha, thuhet në raport.

Komisioni vlerëson se qeveria është optimiste për rritjen e investimeve dhe eksporteve, pasi nuk merret në thellësi me pritshmëritë ekonomike të Italisë, partnerit kryesor dhe presupozon që çmimet e naftës do jenë të larta, ndërsa dhe kredia e bankave pritet të jetë e ngadalësuar, pasi ato janë në process ristrukturimi.

Komisioni thotë se qeveria në programin e saj supozon rritje të investimeve, por nuk adreson kushtet e nevojshme për rritjen e investimeve private ose për përmirësimin e eficiencës së investimeve publike. Investimet private në Shqipëri pengohen nga mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe cilësia e ulët e shërbimeve publike të arritshme për sipërmarrësit. Sipërmarrësve gjithashtu u mungojnë edhe njohuritë produktive dhe sipërmarrëse, njohuritë dhe qasja në financa.

Sfida të tjera me të cilat përballet Shqipëria, sipas Komisionit janë:

-Konkurrueshmëria e Shqipërisë vazhdon të pengohet nga mungesa e efikasitetit në sektorin e energjisë, duke përfshirë sigurimin e pamjaftueshëm të furnizimit.

-Sektori i turizmit në Shqipëri ka një potencial të madh, por është i pazhvilluar.

-Papunësia dhe inaktiviteti i lartë i të rinjve, punësimi i ulët i femrave, përqindja e lartë e punësimit joformal dhe të pambrojtur, shërbimet e pamjaftueshme të kujdesit social dhe cilësia e ulët e arsimit janë gjithashtu pengesa kryesore.

Marrë nga Monitor 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ke i tërheq vëmendjen shqipërisë rritet financimet në ppp ke i tërheq vëmendjen shqipërisë rritet financimet në ppp

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni