Kulture

Komisionerja e BE kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca: Mbështet listën me 7 objekte të Europa Nostra

Aleanca shkruan se kjo deklaratë e Barbiel, tregon se komuniteti ndërkombëtar nuk pranon shembjen e teatrit.
Featured image of article: Komisionerja e BE kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca: Mbështet listën me 7 objekte të Europa Nostra

TIRANË- Aleanca për Mbrotjen e Teatrin shkruan se Maria Babriel, Komisionerja BE për Kulturën është në mbështejte të listës me 7 objektet më te rrezikuara, ku një prej tyre është Teatri Kombëtar. Në një reagim në Facebook, Aleanca shkruan se kjo deklaratë e Barbiel, tregon se komuniteti ndërkombëtar nuk pranon shembjen e teatrit.

“Mariya Gabriel, Komisionerja e re e Bashkimit Evropian për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin dhe Rininë, sapo ka njoftuar mbështetjen e saj të plotë për listën e 7 Siteve më të Rrezikuara nga ana e Europa Nostra – ku kryeson Teatri Kombëtar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky është mesazhi kulmor dhe vendimtar që tregon se komuniteti ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian nuk mund të pranojë shembjen e trashëgimisë kulturore dhe nuk do të lejojë kurrë prekjen e Teatrit Kombëtar. Faleminderit nga zemra znj. Gabriel! #mbroteatrin #mbroshqiperine”, shkruan Aleanca për Mbrotjen e Teatrit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment