Rajoni

Komisioneri Hahn takim me Thaçin, përsërit ‘referenin’: Pezulloni tarifat ndaj mallrave serbe

Presidenti i Kosovës, Johannes Hahn ka zhvilluar një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Komisioneri në Twitter shkruan se takimi me kreun e shtetit të Kosovës, ishte I fryshëm duke këmbëngulur në pezullimin e taksave ndaj mallrave serbe.
Featured image of article: Komisioneri Hahn takim me Thaçin, përsërit ‘referenin’: Pezulloni tarifat ndaj mallrave serbe Johannes Hahn dhe Hashim Thaçi

BRUKSEL– Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn ka zhvilluar një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Pas takimit në Twitter, Komisioneri shkruan se takimi me kreun e shtetit të Kosovës, ishte I fryshëm duke këmbëngulur në pezullimin e taksave ndaj mallrave serbe.

“Takim i mirë me Presidentin Hashim Thaçi. Është e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi të rinisë me shpejtësi pasi ka interes në stabilitetin dhe progresin rajonal. Unë përsërita qëndrimin e BE-së se tarifat e Kosovës ndaj mallrave Serbe duke të pezullohen,”-shkruan Hahn në Twitter.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dialogu në Bruksel është ndërprerë nga pala serbe, e cila këmbëngul se nuk do të negociojë nëse Prishtina zyrtare nuk heq tarifën prej 100 përqind për mallrat serbe, të vendosur në nëntor të vitit të kaluar.  Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kudërshtuar një tërheqje të mundshme deri në momentin kur Serbia ta njohë pavarsinë e Kosovës. Ndërkohë SHBA-ja dhe BE-ja i kanë bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që së paku të pezullojë tarifën për një periudhë 120 ditore, në mënyrë që t’i hapet rruga vazhdimit të dialogut.

(k.m.dosja.al)

Shto Koment