
KOSOVË-Komisionari i Zgjerimit të Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi, me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit, ka deklaruar se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka bërë përparim në rrugën drejt BE-së.
Megjithatë sipas tij mbetet shumë për të bërë në lidhje me reformat e brendshme, bashkëpunimin në rajon dhe forcimin e ekonomisë. Në fjalën e tij, Varhelyi ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të punojë për të arritur një marrëveshje në normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga BE-ja.
“Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë kyçe për përparimin drejt BE, për Serbinë dhe Kosovën, kjo do të thotë të punohet në një marrëveshje gjithëpërfshirëse mbi normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuara nga BE,”-ka thënë ai.
(k.a/dosja.al)