Virale

Komenti hit në rrjet: Qytetari i ofron kryeministrit biçikletë 30 euro pa shalë

Në adresë të kryeministrit Edi Rama, pas tha se zgjedhjet nuk do të shtyhen, ka shkuar një koment i çuditshëm, ku një qytetar ofron biçikletë pa shalë, për 30 euro.
Featured image of article: Komenti hit në rrjet: Qytetari i ofron kryeministrit biçikletë 30 euro pa shalë Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama reagoi mbrëmë pas shfuqizimit nga Presidenti i republikës Ilir Meta, të datës së zgjedhejve lokale.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, i u shpreh se zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor.

Por një koment poshtë postimit të kryeministrit po bën xhiron e rrjetit.

Një qytetar shprehet me ironi se ka nxjerrë në shitje biçikletën e tij pa shalë, për 30 euro, dhe po e poston në faqen e kryeministrit pasi ka shumë njerëz VIP.

“E di që këtu komentojnë shumë njerëz VIP-a. Shes një biçikletë me zile 30 euro. Pak e përdorur, pa shalë. Ju lutem vetëm njerëzit serziozë”, shkruhet në koment.

Kaq ka mjaftuar që të kthehet në një nga komentet më të shpërndarë në rrjet.

komenti në adresë të Kryeministri Edi Rama

(B.B/ dosja.al)

Shto Koment