Showbiz

Komediani humb ndjenat në skenë, rezulton i prekur me COVID-19, aktori: Duhet të qëndroj 14 ditë…

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku pas bërjes së analizave përkatëse ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.
Featured image of article: Komediani humb ndjenat në skenë, rezulton i prekur me COVID-19, aktori: Duhet të qëndroj 14 ditë… Komediani D.L. Hughley

AMERIKË- Komediani i njohur D.L. Hughley ka humbur ndjenjat mbrëmjen e së premtes përballë turmës.

Teksa performonte në klubin e natës “Zanies” aktori është shtrirë në tokë pasi nuk ndihej mirë.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku pas bërjes së analizave përkatëse ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
D.L.Hughley

Ai ka publikuar një video në Twitter, me anë të së cilës ka njoftuar fansat në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore. 57-vjeçari ka treguar se ka ndjerë shumë lodhje.

“Po ashtu rezultova pozitiv me Koronavirus, gjë që më shokoi. Nuk kam simptoma të sëmundjes. Nuk kam ethe apo humbje të shijes. Thjesht humba ndjenjat. Jam mirë por duhet të qëndroj 14 ditë në dhomën e hotelit“, ka njoftuar ai.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment