Sport

Kombëtarja e femrave: Rikthen Grima-Hamidi-Shala, dalin pozitivë Franja e Legata

Të shtunën kanë bërë tamponët edhe delegacioni i kombëtares së femrave, që do të niset për në Portugali, ku më 1 dhjetor, do të përballet me kombëtaren e femrave të këtij vendi
Featured image of article: Kombëtarja e femrave: Rikthen Grima-Hamidi-Shala, dalin pozitivë Franja e Legata

TIRANE – Trajneri i Kombëtares së femrave Armir Grima, futbollistja Mimoza Hamidi dhe përgatitësi atletik i kombëtares Alban Shala, i janë nënshtruar të shtunën testeve Covid-19 me tampon dhe kanë rezultuar negativë.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije, se po të shtunën kanë bërë tamponët edhe delegacioni i kombëtares së femrave, që do të niset për në Portugali, ku më 1 dhjetor do të zhvillohet me kombëtaren e femrave të këtij vendi, ndeshja e radhës e eliminatoreve të Europianit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

Shto Koment