Bota

Kombet e Bashkuara kërkojnë hetim të pavarur për helmimin e Navalny

Michelle Bachelet, i bëri thirrje Rusisë të kryejë ose të bashkëpunojë në një "hetim të plotë, transparent, të pavarur dhe të paanshëm" lidhur me helmimin e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny.
Featured image of article: Kombet e Bashkuara kërkojnë hetim të pavarur për helmimin e Navalny Michelle Bachele

RUSI– Zyrtarja e lartë për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara, Michelle Bachelet, i bëri thirrje Rusisë të kryejë ose të bashkëpunojë në një “hetim të plotë, transparent, të pavarur dhe të paanshëm” lidhur me helmimin e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny.

“Tashmë është e nevojshm një hetim i plotë, i pavarur, i paanshëm dhe transparent mbi këtë përpjekje vrasjeje. Është detyrë e autoriteteve ruse të hetojnë plotësisht se kush ishte përgjegjës për këtë krim shumë të rëndë që u krye në tokën ruse.” – është shprehur ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

44-vjeçari i cili ishte dhe kreu i opozitës adhe një nga kritikët më të ashpër të presidentit, Vladimir Putin, u sëmur gjatë një fluturimi muajin e kaluar dhe u trajtua në një spital në Siberi para se të evakuohej në Berlin. Sulmi shënoi rastin më të fundit në një varg të gjatë atentatesh kundër kritikëve të Putinit.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment