Bota

Kombet e Bashkuara akuzojnë Venezuelën për “krime kundër njerëzimit”

Ekipi tha se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe zyrtarë të tjerë të lartë janë të përfshirë.
Featured image of article: Kombet e Bashkuara akuzojnë Venezuelën për “krime kundër njerëzimit” Foto Ilustruese

VENEZUELË- Hetuesit e Kombeve të Bashkuara thanë se Qeveria e Venezuelës ka kryer “shkelje të rënda” që përbëjnë krime kundër njerëzimit. Raste të vrasjeve, torturave, dhunës dhe zhdukjeve u hetuan nga një mision fakt-mbledhës i Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Ekipi tha se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe zyrtarë të tjerë të lartë janë të përfshirë.

“Shërbimet e sigurisë në Venezuelë kanë qenë të përfshira në dhunë sistematike që nga viti 2014, me qëllim shtypjen e opozitës politike dhe, në përgjithësi, terrorizimin e popullsisë. Maduro dhe ministrat e Brendshëm dhe të Mbrojtjes jo vetëm që ishin në dijeni për krimet, por dhanë urdhra, koordinuan operacione dhe furnizuan burimet” thuhet në raport. Misioni ka gjetur prova të arsyeshme për të besuar se autoritetet dhe forcat e sigurimit të Venezuelës, që nga viti 2014, kanë planifikuar dhe ekzekutuar shkelje serioze të të drejtave të njeriut, disa prej të cilave – përfshirë vrasjet arbitrare dhe përdorimin sistematik të torturës – përbëjnë krime kundër njerëzimit”, tha përmes një deklarate udhëheqësja e misionit, Marta Valinas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ambasadori i Venezuelës në OKB, Jorge Valero, e përshkroi misionin si një “nismë armiqësore”. Venezuela po vuan nga një krizë e rëndë ekonomike dhe politike. Miliona njerëz kanë ikur nga ky vend në vitet e fundit.

Burimi: BBC

(A.K.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment