LIVE UPDATES
Bota

Komandanti i Gardës: Trupat u dërguan me 3 orë vonesë në Kapitol

4 Mars 2021, 18:18 Nga DOSJA
Komandanti i Gardës: Trupat u dërguan me 3 orë vonesë

SHBA- Komandanti i Gardës Kombëtare në Uashington i tha Kongresit të mërkurën se u deshën më shumë se tre orë për të marrë miratimin për të dislokuar trupat në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara me 6 janar, për t’u përballur me protestuesit të cilët po sulmonin ndërtesën në përpjekje për të bllokuar çertifikimin e demokratit Joe Biden si president i ri i vendit.

Gjenerali William Walker, shef i Gardës Kombëtare për Uashingtonin, u tha dy komisioneve të Senatit që po hetojnë trazirat vdekjeprurëse se ai nuk mori miratimin e Departamentit të Mbrojtjes deri në orën 17:00 për të dërguar qindra trupa në Kapitol, më shumë se tre orë pasi drejtuesi i atëhershëm i Policisë së Kapitolit, Steven Sund, i kishte thënë i alarmuar se një turmë njerëzish kishin hyrë me forcë në ndërtesë.

Zoti Walker tha se vonesa duket të jetë rezultat i një procesi të pavolitshëm miratimi për trupat dhe ndoshta një hezitim nga disa zyrtarë për të miratuar një shfaqje publike të forcës pranë simbolit të demokracisë amerikane. Ndërkohë, protestuesit e shumtë në numër ishin të papërballueshëm për forcat e sigurisë dhe u futën në selinë e organit legjislativ, duke shkatërruar zyrat e ligjvënësve dhe u përleshur me policinë. Pesë njerëz humbën jetën.

Gjenerali Walker tha se në rastet e mëparshëm të trazirave civile gjatë 19 viteve të tij në komandën e trupave të Gardës Kombëtare në Ushington, përfshi demonstratat për drejtësinë racore pranverën e shkuar, leja ishte miratuar menjëherë për të dislokuar trupa për të shuar trazirat. Ai tha se mund të kishte dërguar 155 trupa në orën 14:00, menjëherë pasi protestuesit e parë sulmuan Kapitolin, ku mes të viktimave ishte edhe një polic i Kapitolit, për të cilin autoritetet besojnë se humbi jetën pas spërkatjes me ilaç kundër arinjëve.

Këto 155 trupa “mund të kishin bërë një ndryshim”, tha zoti Walker gjatë një seance dëgjimore të mbajtur së bashku nga Komisioni i Senatit për Sigurinë Kombëtare dhe Komisioni për Rregullat. “Ne mund ta kishin shtyrë mbrapsht turmën.”

Senatorja demokrate Amy Klobuchar vuri në dukjes se miliona njerëz në mbarë vendin po ndiqnin drejtpërdrejt në televizon trazirat edhe pse mungonte dislokimi i trupave.

Edhe pasi Departamenti i Mbrojtjes miratoi në orën 16:32 dislokimin e trupave të Gardës Kombëtare, u deshën edhe 36 minuta të tjera para se zoti Walker mori njoftimin se mund të dislokonte trupat e tij që po prisnin në gjendje gatishmërie.

“Isha i zhgënjyer…i shtangur” nga vonesa, dëshmoi Walker. “Unë do t’i kisha dërguar menjëherë.”

Senatori republikan Rob Portman tha, “Kjo nuk mund të ndodh përsëri” një sentiment me të cilën u pajtua edhe Gjenerali Walker.

Përfundimisht u vendos rendi në Kapitol. Në orët e para të 7 janarit, ligjvënësit çertifikuan rezultatet e Kolegjit Elektoral dhe fitoren e zotit Biden. Ai u inaugurua si presidenti i 46-të i vendit me 20 janar.

Ndërsa ligjvënësit hetojnë rrethat që lidhen me trazirat e 6 janarit, policia e Kapitolit thotë se janë në dijeni të të dhënave të zbulimit për një sulm të mundshëm ndaj Kapitolit të enjten me 4 mars, një datë që disa grupe konspiratore të krahut të djathtë besojnë se Trump do të betohet si president. Deri në vitin 1933, 4 marsi ishte dita kur mbahej inaugurimi i presidentit amerikan.

MARRË NGA VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sulmi ne capitol william walker sulmi ne capitol william walker

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni