LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kollarisur e me këpucë të reja”, Tare kundërshton Dervishin: Thua gjysmë të vërteta, Kadri Cakrani u dhunua dhe posh

26 Prill 2020, 15:25 Nga DOSJA
“Kollarisur e me këpucë të reja”, Tare

TIRANË– Auron Tare ka vendosur që të komentojë një nga postimet e historianit Kastriot Dervishi, i cili ka publikuar një foto ku shihet Kadri Cakrani, kundërshtari politik i Ahmet Zogut dhe i burgosur. Sipas Dervishit, fotoja me këpucët e reja të Cakranit dhe  veshja e tij e mirë, tregon që në burgjet e Zogut, nuk keqtrajtoheshin njerëz.

“Personi ulur në mes të fotos është Kadri Cakrani. Për disa kohë ishte kundërshtar politik i Ahmet Zogut. Për këtë arsye u burgos disa muaj në burgun e Shkodrës. Është i veshur mirë. Këpucët e modës së fundit i ka porositur nga Austria. I kollarisur, i veshur mirë dhe i shëndetshëm. Ka thirrur Marubin këtu për t’i bërë një foto më 5 mars 1936 me administratën e burgut (fotografia ruhet nga familja). Sikur fotoja të mos kishte shënimin se është bërë në burg, do krijohej perceptimi se Kadriu ishte drejtori i burgut. Ky pra ishte burgu i kohës së Zogut,”– shkruan Dervishi.

Por, Tare, nuk është i të njëjtit mendimi. Në një status në profilin e tij në Facebook, Tare shkruan se edhe në kohën e Ahmet Zogut njerëzit keqtrajtoheshin në burgje dhe se fotoja e Cakranit tregon një gjysmë të vërtetë. Ai shton më tej edhe shënimet e vetë Cakranit, ku shkruhet i gjithë tmerri dhe poshtërimi që kishte përjetuar kundërshtari politik i Ahmet Zogut

Postimi i plotë i Auron Tares

A ka vlere gjysem e verteta? Postimi i meposhtem i nje ish drejtuesi arkivash tregon vazhdimesine e falsifikimit te historise nga ata qe pretendojne se e njohin mire dhe e ruajne ate. Lexoni pershkrimin qe i ben ish drejtuesi i arkives nje foto te Kadri bej Cakranit i cili per pjesmarrjen ne Kryengritjen e Fierit u burgos nga Zogu. Komenti i ish drejtuesit kerkon te na jape nje atmosfere ku te burgosurit e Zogut trajtoheshin jo vetem ne menyre humane por edhe qendronin ne burg me shume si ne nje kamp pushimi. Ne fakt Zogu si politikan shqiptar ishte po aq i ashper sa paraardhesit e tij por duhet theksuar shume me i zgjuar se shume nga drejtuesit e ketij vendi. Diti te ishte edhe i rrepte por edhe tolerant per interesant e pushtetit te tij. Ashpersia qe tregoi nga kundershtareve gjate ketij rebelimi krijoi nje reaksion nga nderkombetaret dhe si pasoje ai e zbuti qendrimin e tij. Megjithate le te lexojme Kujtimet e vete Kadri Bej Cakranit se si e trajtoi Zogu ate dhe familjaret e tij pas deshtimit te Kryengritjes. Duhet thene se kjo Kryengritje qe e trazoi shume Zogun u perball me nje kunderpergjigjie shume te ashper dhe u desh nderhyrja e huaj per te falur disa nga kundershtaret e Zogut nga denimi me vdekje. Nuredin Bej Vlora djali i Ish Kryeministrit Shqiptar te Perandorise Otomane, Ferid Pashes u rrah aq shume ne burg sa preu damaret dhe tentoi vettvrasjen. Ishte nderhyrja e ish gruas se tij amerikane prane Departamentit te Shtetit per ti falur jeten. Me poshte lexoni shenim e vete Kadriut per te kuptuar se cfare falsifikimi vazhdojne ti bejne disa historise sipas interesave politike apo personale per te kuptuar ne se shoqerise sone i mjaftojne gjysem te verteta apo e gjithe e verteta?

Kujtime e Kadri Bej Cakranit ” Operasjoni kish filluar që në Lushnje dhe Zogu vetë me Musa Jukën ishin në hall dhe për këtë kërkonin lajme ç’do tre orë. Komandant Operasjoni kishin vënë Ali Topallin me kompetenca dhe fuqi pa kufi, bile edhe Kryetar i Gjykatës së Krimeve që u ç’pall në moment. Ata ishin në hall, se mos plaste prapë si plasi dhe duhet të kishin mundësi të merrnin informata nga ne dhe filluan rrahjet me kamxhik të parat. Ali Topalli ikte vetëm për bukë në drekë, po nuk lëviste nga burgu. Ulërimat në korridorët e burgut të Fierit, që t’i tregonte shërbimin e Tij Ali Topallit, i bënte drejtori Spiro Mojsiu, një i krishterë i devotshëm, që e morën më vonë dhe në Shtab të tyrej Komunistët. Ai, si njeriu që kishte çelsat, hynte dhe vetë nëpër biruca dhe të qëllonte që aty, kur ne ishim të lidhur. Këtë e bënte të dukej, po ata që kishin ardhur nga Tirana j’a ndaluan hovin. I thanë se mund të bënte vetëm punën e komandantit dhe të jepte ndihmë, kur t’i kërkonin ata. Në pamje dukej si i egër, po kur bëhej i urtë para atyre duke i nderuar lepe peqe, e dalloje që ishte shejtan budalla, si thotë populli.

Xhandarët që rrihnin me kamxhik ishin të gjithë nga Tirana me porosi të vetë Musa Jukës dhe dihet, të vetë Mbretit. Xhandarët e Fierit u pushkatuan të parët dhe gardjanët i kishin përjashtuar, se nëpër korridore ishin vetëm këta. N’a linin ditë e natë me hekura nëpër duar dhe nuk n’a i hiqnin, vetëm ato minuta që mund të quhej se hanim bukë. Kur futeshin për të n’a marrë në pyetje, ose për torturë në biruca, hynin nga pesë vetë, apo më shumë që t’i tërhiqnin zvarrë të arrestuarit. Në pyetje më kishin marrë nja dy herë, po ata i kishin informatat e sakta se si kishja vajtur tek maqina dhe ishja siguruar se ish vrarë Xhenerali apo jo. Më tërhoqi nga duart e lidhura një xhandar nga këta të korridoreve ku do më çonte për torturë a pyetje, dhe duke qënë se e morrëm vesh se do vdisnim, që i pari Bektash Beu, e tërhoqa me sa fuqi kisha pas vetes. Ai ra dhe të tjerët që aq donin, u sulën duke qëlluar mua me ç’farë të kishin në duar. Ai që ra u çua dhe po i rridhte gjak nga goja, ndërsa njëri iku dhe erdhi prapë me një dhogë në dorë. U fut në të rrahur dhe ai që e rrëzova në fillim, në këtë kohë që po mblidhesha kruspull nga goditjet, dhe në atë moment u ngrita lart, duke e qëlluar me një shqelm sa kishja fuqi, m’u në gjoks. Ai u plas pas derës prej hekuri të qelisë dhe pasi ra, nuk u ngrit më. I shtyja sa kishja fuqi duke i rrëzuar, dhe prapë me shqelme xhandarin e parë që erdhi. Pasi më sollën në birucë, këtë herë e deri në fund hekura më vunë dhe tek këmbët. I toruronin të gjithë vetëm Bektash Benë jo, se kujtonin dhe i gënjente mëndja se do të tregonim që ai ishte që kish organizuar atentatin. Këtë e dinin të gjithë, po donin t’a poshtëronin, duke torturuar ne.

Dihet që Ali Topalli, që kishte ardhur posaçërisht për të ekzekutuar atentatorët, dhe torturonte personalisht Jasharin e xhaxhait, Sulo Beut dhe tani e ndjenim që bëmë gabim që lamë atë për atentatin. Nga dhoma e torturës që nuk ishte larg ulërimat i dëgjonim dhe unë i njihja nga zërat e tyrej. Pas disa ditëve torturë, Jashari u vdiq në duar, se e kishin qëlluar fort në kokë, kështu që ata njerës të Mbretit duhet të jenë kënaqur që vdiq. Ata nuk pushkatonin dot neve, se Mallakastra do ishte minë gati sa të ish gjallë Mbreti. Ali Topalli e kish lidhur Jashar Cakranin për karrige dhe e kishte qëlluar pa pushim me një dërrasë në shpatull. Ai ishte tërbuar nga që Jashari ishte ngritur me gjithë karrige dhe e kish zënë nënë vete Aliun duke e qëlluar me bërryla dhe me kokë në fytyrë. -Atëhere u futën dhe dy vetë të tjerë, po si u ngrit ai i hoqi. Mori atë dërrasën dhe po e qëllontë në kokë pa pushim rreth një orë, deri sa i vdiq në duar. Jasharin e kish mbuluar gjaku nga koka më keq se Xhenerali që vrau dhe më pas e nxorrën me një barrelë, që i nxinte vetëm gjysmën e trupit. Që të mos hiqej zvarrë se mos binte nga vigu, këmbët j’a mbante me mundim një xhandar tjetër, duke u bërë nja pesë vetë, pa të vrarin. Sulo Bej Cakrani vetëm atë djalë kishte dhe ishim gati të vriteshim ne në moment, vetëm Jashari të mos vdiste. E kishin çuar ne spital, që t’a bënin të vdekur dhe të mbyllej puna e atentatit. Mbreti do të kënaqej. Sulo Beu u tha që t’a merrte në shtëpi ashtu të vdekur, e t’a varroste. Ata nuk e lanë, se dilnin përgjegjës dhe kohë më pas i bënë letrat dhe e nxorrën nga burgu.

Ata e bënë këtë që të thoshin se e nxorrëm të gjallë, po Jashari binte në coma. Më vonë n’a thanë se kish shpëtuar gjallë e keq dhe Sulo Beu e kish çuar tek doktori këtu për t’a parë. Doktori e pa dhe i tha xhaxhait se ky është edhe i vdekur, edhe i gjallë, ku gjithë ai trup atleti, herë herë mezi dëgjohet zëmra. E kishin rregulluar të mos tronditej më dhe e kishin hipur në anije pesë vetë me gjithë Sulo Benë. Në Itali i kishin thënë po këtë gjë dhe xhaxhai që m’u dhimbs më shumë se vetja në këtë minutë, qante tek koka e të birit, i gjallë dhe i vdekur”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet auron tare kadri cakrani kastriot dervishi auron tare kadri cakrani kastriot dervishi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni