Politike

Kolegji Zgjedhor pranoi ankimin e PS-së, emrat e kandidatëve të Bashës që dalin jashtë garës (LISTA)

Kolegji Zgjedhor ka pranuar ankimin e Partisë Socialiste për listat e kandidatëve për deputetë të koalicionit opozitar Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim, duke e çuar këtë të fundit me 153 kandidatë në zgjedhje. Kështu, nga 222 kandidatë, koalicioni ‘PD-AN’, do të shkojë në zgjedhje me 69 emra më pak. 
Featured image of article: Kolegji Zgjedhor pranoi ankimin e PS-së, emrat e kandidatëve të Bashës që dalin jashtë garës (LISTA) Selia e PD

TIRANË- Partia Demokratike bashkë me partitë aleate brenda koalicionit të djathtë do të shkojnë në zgjedhjet e 25 prillit me 153 kandidatë, po aq sa edhe Partia Socialiste. 

Kolegji Zgjedhor ka pranuar ankimin e Partisë Socialiste për listat e kandidatëve për deputetë të koalicionit opozitar Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim, duke e çuar këtë të fundit me 153 kandidatë në zgjedhje. Kështu, nga 222 kandidatë, koalicioni ‘PD-AN’, do të shkojë në zgjedhje me 69 emra më pak. 

Dosja.al, ju sjell më poshtë emrat e 69 kandidatëve që janë përjashtuar nga lista e Pd-së për të kandiduar për deputetë në zjedhjet e 25 prillit.

Lista e kandidatëve që janë përjashtuar

Qarku Berat

Pranohet lista me kandidatët nga 1-9
Përjashtohen kandidatët;
Ermira Arizi
Muharrem Hoxha
Dhurata Gjoka
Oltion Këri

Qarku Dibër

Pranohet lista me kandidatët nga 1-6
Përjashtohen kandidatët;
Shaban Izvira
Denisa Vata
Jeton Kaloshi

Qarku Durrës

Pranohet lista me kandidatët nga 1-15
Përjashtohen kandidatët:
Aulon Kalaja
Armand Brahimaj
Arjeta Keci
Artjon Bajramaj
Ivo Jorgjoni
Edlira Devolli

Qarku Elbasan

Pranohet lista me kandidatët nga 1-15
Përjashtohen kandidatët:
Erlind Gurra
Leonard Karaj
Sonila Daiu
Skënder Hasa
Megi Balliu
Ibrahim Sako

Qarku Fier

Pranohet lista me kandidatët nga 1-18
Përjashtohen kandidatët:
Ndriçim Bali
Aurora Gjeka
Roel Zoga
Bashkim Xhymertaj
Edmond Nushi
Aida Sema

Qarku Gjirokastër

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pranohet lista me kandidatët nga 1-6
Përjashtohen kandidatët:
Bajram Hysa
Ditar Hodaj
Engjelina Basho

Qarku Korçë

Pranohet lista me kandidatët nga 1-12
Përjashtohen kandidatët:
Arben Kambo
Magdalena Hoxha
Kiço Tane
Landi Gushi
Diana Sino
Nikollaq Doku

Qarku Kukës

Pranohet lista me kandidatët nga 1-3
Përjashtohen kandidatët:
Admir Sinamati
Demush Kastrati
Vjollca Vata
Festim Mazrreku
Merita Brati
Sokol Dida

Qarku Lezhë

Pranohet lista me kandidatët nga 1-9
Përjashtohen kandidatët:
Maksim Kola
Albert Mëlyshi
Leonora Ndreu

Qarku Shkodër

Pranohet lista me kandidatët nga 1-12
Përjashtohen kandidatët:
Arben Lushaj
Ermira Kuluri
Zyhdi Reshketa
Astrit Kuci
Lindita Hyseni
Ditmir Harusha

Qarku Tiranë

Pranohet lista me kandidatët nga 1-36
Përjashtohen kandidatët:
Mimoza Hajdarmataj
Rivelino Çuno
Bashkim Murati
Juela Hamati
Dhimtër Muslia
Havzi Ahmati
Irisa Çupa
Oneido Bushi
Vjola Hydi

Qarku Vlorë

Pranohet lista me kandidatët nga 1-12
Përjashtohen kandidatët:
Lasko Nasti
Edmond Fetahu
Manjola Nikollo
Hysni Sharra
Afrovita Dhimojani
Eda Begaj. 

Kolegji Zgjedhor ka pranuar ankimin e Partisë Socialiste për listat e kandidatëve për deputetë të koalicionit opozitar Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim, duke e çuar këtë të fundit me 153 kandidatë në zgjedhje. Partia Socialiste dorëzoi padinë me argumentin se numri i lartë i listës së kandidatëve sjell problematikë thelbësore në fletën e votimit dhe përbën cenim të votës së parapëlqyer pasi kandidatët që do të jenë në pjesën e dytë të listës iu bëhet e pamundur të kapin herësin ose 10 mijë vota për t’u zgjedhur në Kuvend.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment