Dikur

Kola, një i besuar në kohë të vështira

Italia kërkonte mandatin e plotë mbi Shqipërinë, ndërsa një ide tjetër ishte copëtimi i vendit mes fqinjëve.
Featured image of article: Kola, një i besuar në kohë të vështira Kola, Përpunuar me ngjyra per dosja.al nga Suad Barbullushi

Personazhi në foto është “Kola”. I punësuar nga Kryqi i Kuq Amerikan, me një kombinim të veshjes qytetare te Shkodres me veshjen e malësorëve të mbishkodrës. Ja cfare shkruhet për Kolën nga zyrtarët amerikane:

“Shume pak kanë mbetur nga këta, shqiptar tipik asistent personal. Duke pasur një ndjenjë të lindur të ndershmërisë dhe besnikërisë, ky lloj shqiptari është punëtori më i besueshëm në botë. Ai ka qenë në shërbim të konsullatës Franceze në Shkodër për tridhjetë vjet dhe tani po vepron si një përkthyes dhe i korrier i besuar për Komisionin Amerikan të Kryqit të Kuq në Shqipëri. Të gjithë punonjësit amerikanë të ndihmës thonë se ai është një ‘Xhevahir’ dhe kjo është goxha kompliment për një punonjës ndihmës këto ditë”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryqi i Kuq amerikan erdhi në Shqipëri në vitin 1919, pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore. Ata u urdhëruan të qëndronin në Evropë për të ndihmuar vendet më të varfra. Ishte koha kur mbahej Konferenca e Paqes në Paris ku diskutohej mes të tjerash edhe për fatin e Shqipërisë së dobët. Ishte një lojë për territore që luhej nga Italia, Jugosllavia dhe Greqia.

Italia kërkonte mandatin e plotë mbi Shqipërinë, ndërsa një ide tjetër ishte copëtimi i vendit mes fqinjëve. Fatmirësisht, fqinjët nuk ranë dakord mes tyre dhe presidenti amerikan Uillson, tashmë i sëmurë në Uashington, e dënoi në kohë lojën. Shqipëria shpëtoi për fije.

Shto Koment