Aktualitet

Kokëulur mbi varrin e Xhuvanit/ Publikohet momenti prekës, Luiza e kapur përdore me vajzën dhe djalin e prangosur (Foto)

  • I blinduar me policë dhe me një dorë të prangosur, Kostandin Xhuvani i jep lamtumirën të atit
  • Teksa ka lidhur duart me të bijën dhe Kostandinin e prangosur, aktorja dhe dy fëmijë te saj i mbajën kokat ulur përpara varrit të regjisorit të ndjerë.
    Featured image of article: Kokëulur mbi varrin e Xhuvanit/ Publikohet momenti prekës, Luiza e kapur përdore me vajzën dhe djalin e prangosur (Foto) Luiza, e bija dhe Kostandini përpara varrit
    Përditësuar:

    TIRANË– Janë publikuar disa foto nga ceremonia e lamtumirës që po i jepet regjisorit Gjergji Xhuvani nga familjarët, miqtë dhe të afërmit e tij. Një nga momentet më prekëse është edhe çasti kur Luiza Xhuvani është e kapur përdorë me vazjnë dhe djalin e saj.

    Teksa ka lidhur duart me të bijën dhe Kostandinin e prangosur, aktorja dhe dy fëmijë te saj i mbajën kokat ulur përpara varrit të regjisorit të ndjerë.

    Luiza, e bija dhe Kostandini përpara varrit

    Gjergji Xhuvani është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fudnit. Pjesë e ceremonisë mortore ka qenë edhe djali i tij, Kostandini që doli me leje nga burgu i Fushë Krujës ku po vuan dënimin për vrasjen e katër personave. 

    Regjisori i mirënjohur ndërroi jetë në Romë, vetëm pak ditë më parë, pas përfundimit të xhiremeve të filmit “Liqeni im”.

    Po kush ishte Gjergj Xhuvani?

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Gjergj Xhuvani, regjisor, skenarist dhe producent shqiptar, lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet Dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

    Ka punuar si regjisor në filma mjaft të njohur për publikun, si “Në kërkim të kujt”, “Lindje, perëndim, lindje”, “I dashur armik”, “Parrullat” etj.Qe i pari kineast shqiptar që mundi të çojë Shqipërinë në Kanë përmes filmit “Parrullat” në vitin 2001.

    Ka dhënë kontributin e tij në kinematografinë shqiptare edhe si skenarist në filma si “Parrullat”, “I dashur armik”, “Në kërkim të kujt” etj.

    Po ashtu ai ka interpretuar si aktor në “Edhe ne luftuam” dhe “Hije që mbeten pas”. Pas filmit “Engjëjt janë larg”, një vit më parë kineasti Gjergj Xhuvani pritej të prezantonte në kinema realizimin e fundit kinematografik,“Liqeni im”.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment