Bota

“Kokëposhtë e këmbë të kryqëzuara”/ Foshnja ende në barkun e nënës, ngre dy gishtat para “kamerës”

Nëna 21-vjeçare tha se vajza e saj ishte fotografuar gjithashtu edhe më përpara me kokë poshtë dhe këmbët e kryqëzuara dhe kur ka dashur të shohë gjininë, asaj i është dashur të rikthehet disa herë tek mjeku.
Featured image of article: “Kokëposhtë e këmbë të kryqëzuara”/ Foshnja ende në barkun e nënës, ngre dy gishtat para “kamerës” Nena 21-vjeçare dhe ekoja ku foshnja e saj shfaqet me dy gishta
Përditësuar:

BRITANI E MADHE- Një foshnje ende e palindur është fotografuar teksa vinte dy gishta para kamerës, ndërkohë që nëna e saj po bënte ekon për kontroll. Nëna 21-vjeçare tha se vajza e saj ishte fotografuar gjithashtu edhe më përpara me kokë poshtë dhe këmbët e kryqëzuara dhe kur ka dashur të shohë gjininë, asaj i është dashur të rikthehet disa herë tek mjeku.

“Në kontrollin tim të parë ajo ishte përmbys dhe kur duhet të shihnim gjininë i kishte këmbët e kryqëzuara, kështu që më duhej të kthehesha përsëri për çdo skanim që bëja”, tha 21-vjeçarja, shkruan Daily Mail.

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment