
TIRANE – Një prej 10 presidentëve të Ligës Profesioniste të Futbollit, Koço Kokëdhima, i pyetur se kur mund të nisë sezoni i futbollit shqiptar, nuk ka dalë nga “rreshti”. I vendosur, ai ka deklaruar, se nëse Qeveria nuk përmbush kushtet e kërkuara nga Liga, atëherë duhet pritur ende gjatë, që topi i futbollit shqiptar të rrokulliset në fushat e gjelbërta.
“Nëse qeveria nuk plotëson kushtet e Ligës Profesioniste, atëherë janë në lojë disa plane. E para dhe më kryesorja, shpresojmë që kërkesat tona të plotësohen për të nisur menjëherë futbollin. Nëse s’ndodh kjo, mund ta nisim futbollin në prill të 2021-shit në një formulë tjetër me sistem grumbullimi për të mos humbur Europën. Një plan tjetër është të fillojmë futbollin në muajin janar, duke e bërë me dy faza”.
Kështu ka deklaruar presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, në një lidhje direkte për emisionin “Sport Time” në Supersport, duke rrëfyer edhe tri skenarët e mundshëm për të mos humbur sezonin futbollistik 2020-2021.
B.T. (Dosja.al)