Sport

Kokëdhima nuk i beson qeverisë: Paketa e sportit nuk do ketë vlerë reale

Presidenti i Apolonisë flet hapur: Nenet që shtohen nuk janë ashtu siç duken
Featured image of article: Kokëdhima nuk i beson qeverisë: Paketa e sportit nuk do ketë vlerë reale Kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima

Koço Kokëdhima këtë të enjte nuk ka folur në media si kryetar partie, por si presidenti i klubit të futbollit Apolonia. I ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News kryesisht mbi paketën e sportit që pritet të miratohet nga qeveria, ai ka deklaruar me bindje se është një gjë pa vlerë.

“Qeveria premtoi se do të bënte hapa para dhe do të ndiqte rrugën e qeverive të tjera në rajon dhe botë. Pra, që të bënte një paketë për zhvillimin e sportit. Bëri shumë premtime, por mori zero vendime”, deklaroi Kokëdhima.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Duket sikur qeveria nisi diçka, se do të dënojë me burg ata që shkelin fushën. Megjithatë, ligjet në Shqipëri nuk kanë vlerë reale dhe ka pasur prova që ata nene që këta bërë në kodin penal, duke shtuar dënimin për ato që shkelin fushat, nuk kanë vlerë reale”, ka shtuar ai.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment