Aktualitet

Kokainë të fshehur në këpucë, arrestohet shpërndarësi i drogës në Fier

FIER- Një 37-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi akuzohet për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është shtetasi me iniciale L.Ç, 37 vjeç, banues në Fier.

Policia bën me dije se ka gjetur drogën në raftin e këpucëve, të futur nëpër doza të vogla brenda një këpuce.

Njoftimi i policisë Fier: 

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Kristali”.

Operacioni për goditjen e shpërndarjes në doza të vogla të drogave të forta

Sekuestrohen 15 doza Kokainë.

Arrestohet shtetasi që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative se një shtetas merrej me shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla, organizuan punën duke finalizuar operacionin e koduar “Kristali”.

Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L.Ç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 15 doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit , L.Ç, 37 vjeç, banues në Fier.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” .

Shto Koment