Aktualitet

Kokainë në lokalet e tallavasë së Shkozetit, arrestohet 25-vjeçari, Policia e kapi teksa merrte pluhurin e bardhë

Policia u informua nga banorët të cilët kishin denoncuar se në lokalet e Shkozetit deri në pjesën e plazhit shpërndahej dhe konsumohej lëndë narkotike.
Featured image of article: Kokainë në lokalet e tallavasë së Shkozetit, arrestohet 25-vjeçari, Policia e kapi teksa merrte pluhurin e bardhë Foto ilustruese

DURRËS– Një 25- vjeçar është arrestuar në një lokal tallavaje në zonën e Shkozetit pasi u kap në flagrancë duke pirë. Gjithashtu i riu kishte edhe disa doza me vete. 

Policia u informua nga banorët të cilët kishin denoncuar se në lokalet e Shkozetit deri në pjesën e plazhit shpërndahej dhe konsumohej lëndë narkotike.

Në momentin kur Policia hyri në lokalin ku edhe ndodhej i riu, 25- vjeçari ëm iniciale E.K. po konsumonte kokainë pasi iu gjetën edhe një kapak metalik me mbetje të kokainës e kartëmonedha në formë tubi.

Në gjendje të lirë është proceduar edhe pronai i lokalit S.M.,  27 vjeç me banim në Durrës, i cili është shprehur se nuk ka ditur çfarë ndodhte brenda pronës së tij. 

Njoftimi i policisë:  

Durrës

Policia e Durrësit godet një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në lokalet e natës, tallava.

Vihet në pranga një shtetas, I cili dyshohet se konsumonte dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Procedohet penalisht edhe pronari i lokalit, i cili kishte përshtatur ambjentet për përdorim të lëndëve narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të planit për kontrollin e elementëve kontingjent në lokalet e natës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në zonën e Shkozetit, janë përshtatur lokale për përdorim droge si dhe shpërndahet dhe konsumohet lëndë narkotike, mbrëmjen e djeshme është ushtruar kontroll ku është konstatuar një rast i drogave të forta.

Si rezultat është vënë në pranga shtetasi E.K., 25 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit, shtetasi S.M., 27 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale ” Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit S.M., i cili kishte përshtatur ambjentet për konsumim të lëndëve narkotike, në tavolinën e shtetasit E.K., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale doza lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë, një kapak metalik me mbetje të lëndës narkotike dhe kartëmonedha në formë tubi, me anë të cilave ishin konsumuar lëndë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment