Aktualitet

Kokainë, kanabis dhe para ‘cash’ në banesë, pranga shqiptarit në Itali

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për trafik lëndësh narkotike. Gjatë kontrolleve në shtëpinë e tij, shqiptarit iu gjetën lloje të ndryshme drogërash dhe rreth 13 mijë euro.
Featured image of article: Kokainë, kanabis dhe para ‘cash’ në banesë, pranga shqiptarit në Itali Droga dhe paratë e gjetura në banesën e shqiptarit

ITALI- Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Genova për shitje të lëndëve narkotike.

Shqiptari, identiteti i të cili ende nuk është bërë i ditur nga mediat italiane, iu nënshtrua fillimisht një kontrolli personal.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më pas, karabinierët kontrolluan shtëpinë e tij ku edhe gjetën 200 gram kanabis; 11 gram kokainë, instrumente të ndryshme të përshtatshme për prerjen dhe paketimin e drogës, si dhe shumën  12,700 euro.

I riu shqiptar u dërgua në burgun e Marasit në qelinë e paraburgimit, ku edhe do të presë datën kur do të përballet me trupën gjykuese.

Shto Koment