Aktualitet

Kokainë dhe armë me vete, policia e Tiranës arreston tre persona, shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet

VIDEO
Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona të cilët akuzohen se janë shpërndarës kokaine.
Featured image of article: Kokainë dhe armë me vete, policia e Tiranës arreston tre persona, shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet Pamje nga arrestimi

TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona të cilët akuzohen se janë shpërndarës kokaine. Të arrestuar janë E. R., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, 1 automjet, një aparat celular, një peshore elektronike që përdorej për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe 200 qese farmaceutike që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike.

Gjithashtu në pranga kanë rënë dhe personat me inicialet, S. K., 34 vjeç dhe O. K., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me drejtues shtetasin S. K. dhe pasagjer shtetasin O. K., u gjetën sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular.

NJOFTIMI I PLOTE

Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me lëndë narkotike, merren me shpërndarjen e tyre në afërsi të shkollave apo që i mbajnë në banesë, janë goditur 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në vende të ndryshme, dhe janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, konkretisht:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

E. R., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, 1 automjet, një aparat celular, një peshore elektronike që përdorej për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe 200 qese farmaceutike që përdoreshin për paketimin e lëndës narkotike.

S. K., 34 vjeç dhe O. K., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me drejtues shtetasin S. K. dhe pasagjer shtetasin O. K., u gjetën sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 1 aparat celular.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment