Aktualitet

“Kokainë brenda kukullave”, arrestohet familja shqiptare në Selanik

Çifti i bashkëshortëve e fshihnin lëndën narkotike brenda kukullave që mbanin në shtëpi.
Featured image of article: “Kokainë brenda kukullave”, arrestohet familja shqiptare në Selanik Kukullat, ku familja fshihte kokainën

GREQI– Një familje shqiptare në Selanik; babai,  nëna dhe vajza, kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen si pjesë e një grupi të shpërndarjes dhe shitjes së kokainës.

Lëndën narkotike e fshihnin me kujdes brenda kukullave. Bashkëshortët përkatësisht nga 45 vjeç, u arrestuan mbrëmjen e së shtunës, teksa po udhëtonin me makinë.

Mësohet se ata u ndaluan për kontroll dhe në mjet u gjetën 205 gram kokainë, e cila ishte fshehur brenda kukullave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia greke raportoi se makina me të cilën u kapën çifti i bashkëshortëve rezulton në pronësi të vajzës së tyre. Gjatë kontrollit në banesë u gjetën doza kokaine, si dhe u sekuestruan gjithashtu 8640 Euro dhe një automjet. Policia pas kontrollit të ushtruar arrestoi edhe vajzën 20 vjeçare.

(a.m/dosja.al)

 

Shto Koment