Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Kokainë apo hashash? Aktiviteti i Çakës fut në debat gazetarët, Klodiana Lala: S’e ka pritur që do vritej për kaq pak k
13 Maj 2021, 06:09Nga DOSJA
TIRANË– Gazetarët Artan Hoxha dhe Klodiana Lala kanë debatuar mes njëri-tjetrit. Të ftuar në “Opinion”, të dy po diskutonin për vrasjen e Everest Çakës dhe pika që i përplasi ishte droga me të cilën pretendonin gazetarët se merrej viktima.
Hoxha tha se Çaka merrej me kanabis, ndërsa Lala shtoi se ai ishte përfshirë në trafikun e drogërave të forta.
Pjesë nga biseda:
Artan Hoxha: Everest Çaka merret me kanabis dhe jo me kokainë. Ky është dallimi.
Klodiana Lala: Ky e bazon ti këtë?
Artan Hoxha: E ka Prokuroria! Sepse ky rri në Spanjë dhe jo në Holandë.
Klodiana Lala: Tani ne e dimë shumë mirë…
Artan Hoxha: Jo unë këtë di.
Klodiana Lala: Ai ishte i përfshirë dhe i skeduar në trafikun e drogërave të forta.
Artan Hoxha: Vrasja e “Tarzanit” ka nisur për trafik kokaine. Ky është jashtë trafikut… E kemi treguar. Jam lodhur me atë histori. E kam treguar. Përqendrohu ça them, ata merren me kokainë, këta me kanabis.
Klodiana Lala: Jo Tani! Alternohen dhe kanë interesa të përbashkëta financiare.
Artan Hoxha: Asnjë i grupit të “Tarzanit” nuk lëviz lirshëm në Elbasan. Gjithsesi të dyja janë në lojë. Fakti që nuk ruhet tregon që të vish në Elbasan në kohën…
Klodiana Lala: Nuk e ka menduar që grupi kundërshtar mund të kishte informacion në një kohë kaq të shpejtë për lëvizjet e tij. Kishte ardhur nga Gjermania.
Blendi Fevziu: Merret vesh për një ditë, se nuk është New York…
Klodiana Lala: Mënyra si është organizuar dhe nuk kanë lënë asnjë gjurmë. Është vetëm një dëshmitar. Është e paramenduar sepse në rrugën e largimit personi që ka qëlluar i vetëm dhe ka lëvizur në punë sekondash.
(k.m;f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Vranësira të shpeshta mbizotërojnë motin në territorin shqiptar gjatë orëve të para të ditës duke sjellë shira afatshkurtër në zonat veriore dhe qëndrore ndersa...
TIRANË– Ditën e sotme besimtarët shqiptarë kanë mbushur sheshin “Skënderbej”, ku është zhvilluar ceremonia e faljes së namazit. Ceremonia nisi rreth orës 0...
Mosha mediane (që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta, një me moshat nën moshën medianë dhe tjetra mbi moshën medianë) arriti në 37.6 vjeç në vitin ...
Edhe pse në një periudhë të vështirë, si rrjedhojë e krizës që pandemia ka shkaktuar në ekonomi, konsum dhe ecurinë e shumë bizneseve, janë rritur çmimet...
TIRANË– Pas incidentit të rëndë ku një person tentoi të vetëdigje me benzinë gjatë faljes së namazit, ka reaguar edhe një përfaqësues nga Komuniteti Myslim...
TIRANË– Një incident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ku gjatë ceremonisë së faljes së namazit me rastin e Fiter Bajra...
Të gjithë të dypunësuarit kanë afat deri në 30 qershor të plotësojnë deklaratën e të ardhurave personale. Akti ligjor i drejtorisë së tatimeve parashikon edhe f...
TIRANË– Dy gazetarët Artan Hoxha dhe Klodiana Lala kanë analizuar gjetjen e serverave të kriptomonedhave bitcoin që u gjetën në “Shtëpinë e Bardhë”, ku mbe...